Terroristët sulmojnë me raketa një shkollë në Alepo

Grupet terroriste kanë sulmuar një shkollë në rajonin Alepo i Ri në veri të qytetit Alepo në Siri.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës, objektiv i sulmit me raketa të terroristëve ishte shkolla e vajzave Asad Akil në lagjen Alepo i Ri. Terroristët gjithashtu kanë sulmuar fshatrat Meshrafe dhe Xhaburin në veri të qytetit Homs. Ushtria e Sirisë duke iu përgjigjur sulmeve të vazhdueshme të grupeve terroriste, ka vrarë të paktën 30 terroristë në provincën Hamah mes tyre Selahudin al-Shishani, Ahmed Abdullah Fadhe dhe Amar Neman’husein ndër krerët e grupeve terroriste në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne