Terroristi kristian vret dy njerëz në sulmin islamofob në Portland

Dy persona u goditën me thikë për vdekje dhe një person tjetër pësoi lëndime kur u përpoqën të ndalonin një sulm islamofobik kundër dy grave në një tren lokal udhëtarësh në Portland, Oregon, të premten.

Oficerët iu përgjigjën raporteve të një sulmi me thikë në një tren MAX në Stacionin Transit të Hollivudit në orën 16:30.

Një person vdiq në vendngjarje dhe një tjetër u dërgua në spital ku u shpall më vonë i vdekur. Një viktimë e tretë ka pësuar lëndime gjatë sulmit, por ato nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën, sipas një deklarate të policisë.

I dyshuari Jeremy Joseph Christian, 35 vjeç, nga Portlanda Veriore, u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua shpejt nga oficerët. Ai është akuzuar me dy akuza për vrasje të rëndë, një akuzë për vrasje në tentativë, dy akuza për kërcënime të shkallës së dytë dhe një akuzë si kriminel që posedon një armë të ndaluar.

Ai po mbahet pa kusht dhe do të akuzohet të hënën, ku mund të përballet me akuza shtesë.

Christian fillimisht mori një trajtim mjekësor para se të dorëzohej për hetimin e vrasjeve.

Sipas deklaratës së policisë, ai bërtiti komente që mund të “karakterizohen si gjuhë urrejtjeje ndaj një shumëllojshmërie etnish dhe fesh”.

Dy gra u vunë nën shënjestër në sulmin verbal fillestar, dhe njëra prej tyre thuhet se mbante veshur një hixhab, sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë të bëra në polici.

Pasi të bëhet një autopsi për të dy burrat e vdekur, të tre viktimat do të emërtohen.

“Nuk e dimë nëse i dyshuari ishte i dehur, i droguar, kishte probleme mendore apo diçka tjetër”, tha Simpson.

Senatori i Oregonit Jeff Merkley shprehu zemërimin e tij për këtë incident në Twitter. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne