Terroristi Brenton Tarran i cili më 15 mars të këtij vitit vrau 50 myslimanë në Zelandën e Re është ankuar se nuk po trajtohet mirë në burg.

Tarrant thuhet se ka paraqitur një ankesë në Departamentin e Korrigjimeve për të kontestuar situatën e tij në burg, ku atij aktualisht nuk i janë lejuar as vizitorët, thirrjet telefonike, apo qasja në televizion apo gazeta, raporton Stuff.

Ai po pretendon se po i mohen të drejtat e tij themelore gjatë qëndrimit në burg.

28 vjeçari, Tarrant i lindur në Australi ndodhet i burgosur në burgun e Aucklandit në Paremoremo, pas akuzës për vrasjen e 50 myslimanëve, të cilët ndodheshin në dy xhami derisa kryenin ritet e tyre fetare, kur ky i fundit shtiu me armë mbi ta.

18