Terrorizmi – shënjestrimi i qëllimshëm i civilëve të pafajshëm – është i papajtueshëm me xhihadin

Në një intervistë me Dr. Kevin Barrett, një prej kritikëve më të njohur të Amerikës për luftën kundër terrorizmit, ai tha se “terrorizmi – targetimi i qëllimshëm i civilëve të pafajshëm – është i papajtueshëm me xhihadin.”

“Ekuacioni i rremë i xhihadit me terrorizmin është një dredhi propagandistike nga armiqtë e Islamit,” shtoi ai.

Më poshtë është paraqitur intervista i plotë.

Q: Si mund ta përcaktojë xhihadin si një dijetar i studimeve islame? Cili është dallimi mes kuptimit të vërtetë të xhihadit dhe përkufizimit të transmetuar nga mediat kryesore?

Kevin Barrett: Në kuptimin më të gjerë, xhihadi (lufta në rrugën e Perëndisë) është e kundërta plotësuese e Islamit (dorëzimit ndaj Zotit). Kur ne i dorëzohemi plotësisht Perëndisë, ne bëhemi tërësisht pasiv. Ka një ekstazi oqeanike në dorëzimin absolut, në të cilin nefsi (ego) asgjësohet. Sufitë e quajnë këtë fana. Por jeta na kërkon që të ngrihemi dhe të luftojmë për kufijtë tona maksimale. Ky është xhihadi.

Kjo mund të ndodhë në luftë, apo në “Xhihadin e vogël”, i cili shpesh u kërkon njerëzve dhe shoqërive që të luftojnë për kufijtë e tyre maksimalë. Ky lloj xhihadi është përshkruar në Kur’an në drejtim të luftimit të shtypësve të tyre, të agresorëve, “ata që ju dëbojnë nga shtëpitë tuaja”. Në kontekstin origjinal, ky xhihad është lufta mbrojtëse e bashkësisë së Profetit Muhamed (saës) kundër paganëve të Mekës. Që atëherë, ky koncept i xhihadit të vogël është përdorur dhe është abuzuar nga sundimtarët e ndryshëm muslimanë në raport me luftëra dhe konflikte të ndryshme. Ka një doktrinë të madhe, komplekse, jo tërësisht koherente të ligjit islamik në lidhje me xhihadin më të vogël. Është shumë e vështirë për një musliman të zakonshëm ta kuptojë dhe të vendosë që – nëse ka – konfliktet bashkëkohore apo historike të kenë qenë xhihade të vërteta. (Një përjashtim, sigurisht, është lufta e komunitetit origjinal musliman të Medinës, e cila është pranuar universalisht si prototip i xhihadit më të vogël, apo i luftërave të armatosura legjitime dhe të nevojshme.)

Unë do të argumentoj se koncepti i xhihadit të vogël përfshin të gjitha format e shpenzimit të përpjekjeve të mëdha ose të marrjes së rrezikut personal për të mbrojtur komunitetin, dhe se lufta e armatosur është vetëm më e dukshmja nga këto. Dikush që shkon në një mision diplomatik sekret jashtëzakonisht të rrezikshëm për të parandaluar një armik nga sulmimi i një komuniteti, është duke kryer xhihadin më të vogël, edhe në qoftë se personi nuk zotëron një armë. Kurani e bën të qartë se të bësh përpjekje, të marrësh rrezik dhe të mbrosh komunitetin janë konceptet kyçe, dhe se “ata që mbeten pas” nga përtacia, frika, apo mungesa e vullnetit për të mbrojtur komunitetin janë moralisht të mangët.

Krahas xhihadit të vogël, ka edhe “xhihad të madh”, që përbëhet nga duke luftuar kundër të keqes së vetë egos tonë, nga nafs el-ammara bis-su ose “ego që urdhëron të keqen”. Ai përbëhet nga lufta (përpjekja) jonë kundër të këqijave brenda vetes dhe tundimeve në botën rreth nesh. Në një kuptim kjo luftë e brendshme është edhe më themelore se çdo lloj lufte e jashtme, e cila mund të jetë arsyeja pse ajo është konsideruar si më i madhi i dy formave themelore të xhihadit.

Q: Si ndiheni ju personalisht rreth xhihadit?

Kevin Barrett: Ashtu si uebsajti im TruthJihad.com e quan atë: “Xhihad do të thotë mundim, përpjekje, apo luftë 1) për të qenë një person më i mirë, ose 2) për të mbrojtur komunitetin. ‘Xhihadi më i mirë është një fjalë e vërtetë e thënë në fytyrën e një tirani’.”

I dua shumë hadithet ku thuhet se xhihadi më i mirë i mundshëm është t’i flasësh të vërtetën një sundimtari të padrejtë. Ky lloj “xhihadi i së vërtetës” bashkon xhihadin më të vogël dhe më të madh. Ai është xhihad i vogël për shkak se dikush është duke bërë përpjekje, duke marrë një rrezik, dhe duke mbrojtur komunitetin (nga padrejtësisë). Dhe ai është xhihadi më i madh për shkak se ai lufton të brendshmen e dobësisë, dembelizmit dhe lajkatimit.

Diskutimi Fukosë për parrezinë është i përshtatshëm: “Kur një filozof e trajton veten si një sovran para një tirani dhe i tregon atij se tirania e tij është shqetësuese dhe e pakëndshme për shkak se tirania është e papajtueshme me drejtësinë, atëherë filozofi thotë të vërtetën, beson se ai është duke folur të vërtetën, dhe më shumë se kaq, merr gjithashtu rrezikun që meqë tirani mund të zemërohet, mund ta dënojë atë, ta mërgojë, ta vrasë”.

Për sa i përket luftës së armatosur, unë jam përgjithësisht kundra saj nëse nuk është mbrojtëse, absolutisht e nevojshme, dhe tërësisht e justifikueshme. Mua më duket se lufta palestineze kualifikohet. Por në botën e sotme, armët janë rritur në mënyrë të fuqishme dhe shkatërruese, dhe lufta është bërë një opsion edhe më i keq se në të kaluarën. Pra, ne kemi nevojë për të rinovuar këshillat e Sun Tzusë se “koha më e mirë për të fituar një luftë është para se luftimet të kenë filluar”, dhe të përdorim bindjen dhe strategjinë më tepër se armët fizike, për aq kohë sa kjo është e mundur. Meqë unë jam i kualifikuar më mirë me fjalë se me armë, unë personalisht specializohem në “xhihadin verbal”.

Q: A e shihni xhihadin si një fenomen që çon drejt akteve terroriste në të gjithë globin?

Kevin Barrett: Terrorizmi – targetimi i qëllimshëm i civilëve të pafajshëm – është i papajtueshëm me xhihadin. Të gjitha shkollat ​​e mendimit islam, me përjashtim të ndoshta disa devijimeve tekfiriste të kohëve të fundit, bien dakord për këtë. Pra, ekuacioni i rremë i xhihadit me terrorizmin është një dredhi propagandistike nga armiqtë e Islamit.

Në sulmet e fundit izraelite në Gaza, izraelitët kanë vrarë mijëra njerëz, shumica prej tyre civilë, duke përfshirë një pjesë të madhe të fëmijëve. Rezistenca palestineze është përgjigjur duke targetuar ushtarë izraelitë. Natyrisht këtu izraelitët janë terroristët.

Q: Cili është qëndrimi juaj ndaj rritjes së islamofobisë në vendet perëndimore? Çfarë çon drejt ndjenjave anti-muslimane?

Kevin Barrett: Islamofobia është përhapur kryesisht nga sionistët të cilët e kuptojnë se pushtimi i tyre gjenocidal dhe zaptimi i Tokës së Shenjtë i ka futur ata në një konflikt afatgjatë me komunitetin global musliman. Netanjahu mblodhi Konferencën e Jeruzalemit për Terrorizmin Ndërkombëtar në vitin 1979 për të krijuar një armik të ri, “terrorizmin”, për të zëvendësuar komunizmin, i cili ishte gati të rrëzohej. Është e qartë se Netanjahu dhe besimi i trurit të tij, i udhëhequr nga orientalisti Bernard Leëis, po thurte intriga për të krijuar idenë e “Terrorizmi Islamik” si një marifet propagandistik për ta çuar Perëndimin në një luftë afatgjatë kundër armiqve muslimanë të Izraelit. Kjo “Përplasje e qytetërimeve” (termi është shpikur nga Leëis) është një fenomen i krijuar artificialisht. Ai u nis zyrtarisht me marifetin e 11 shtatorit 2001. Që atëherë, njerëzit e Perëndimit i janë nënshtruar pa u ndalur propagandës anti-Islam, dhe Islamofobia e përhapur është rezultati.

Për fat të keq, muslimanët nuk janë përgjigjur aq efektivisht sa duhet. Regjimi në Arabinë Saudite ka përdorur pasurinë e tij të madhe të naftës për të nxitur forma të Islamit që e bëjnë Islamin të duket keq në sytë e botës. Sikur e njëjta sasi parash të ishte shpenzuar për të promovuar qasje më të sakta, të ndjeshme dhe tërheqëse për Islamin, dhe për të demaskuar sionistët prapa përplasjes së rremë të qytetërimeve, unë besoj se një pjesë e madhe e popullsisë së Perëndimit do të ishte konvertuar tashmë në Islam, dhe pjesa tjetër do e shihnin Islamin në mënyrë të favorshme. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne