Testi kritik i Idlibit për marrëdhëniet Rusi-Turqi

nga Kirill Semenov

Më 26 korrik, Presidenti rus Vladimir Putin dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kanë zhvilluar një takim dypalësh me rastin e takimeve shtesë tëSamitit të BRICS në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Siç ishte parashikuar përpara se të zhvillohej ky takim, axhenda e tyre ishte e dominuar nga çështja e Sirisë si dhe marrëdhëniet dypalëshe ruso-turke. Nevoja për të zhvilluar njëtakim të këtillë k ardhur si pasojë e shqetësimeve serioze nga ana e udhëheqjes turke në lidhje me situatënnë Idlib, si dhe në lidhje me çështjen kurde në Siri. Përpara se të zhvillonin këtë takimi, të dy presidentët kanë shkëmbyet disa biseda telefonike ku i kanë trajtuar në tërësi këto çështje.

Turqia është e shqetësuar në lidhje me bisedimet e profilit të ulët që kanë filluar mes Partisë së Bashkimit Demokratik Kurd (PYD) dhe qeverisë së Damaskut. Për shkak se bisedime të këtilla mund të rezultojnë në ruajtjen e fuqisë së PYD-së në Sirinë veriore. Turqia e konsideron PYD-në si një organizatë terroriste. Duke u përballur me mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga Siria, kurdët duket se janë më të prirur që të negociojnë statusin e tyre të ardhshëm me regjimin sirian.

Një burim pranë ministrisë së jashtme turke, i cili ka pranuar të flasë me Al-Monitorin me kushtin që identiteti i tij të mbetej anonim ka thënë se gjatë takimit me Putin, Erdogani i ka kërkuar atij që ta mbajë të informuar në lidhje me të gjitha kontaktete arrira me përfaqësuesit kurdë si dhe të koordinohet meTurqinsë në lidhje me çdo lëvizje mbi çështjet kurde në Siri kuTurqia të pranohet si një shtet garantues.

Dyshohet gjithashtu se PYD-jaështë diksutuar me Damaskun çështje të këtilla si mundësia e hapjes së zyrave të saj në rajonet e tjera brenda territoreve siriane si dhe integrimin e luftëtarëve të saj në forcat zyrtare të regjimit. Për t’i bërë gjërat akoma edhe më keq në këndvështrimin e Ankarasë, PYD-ja duket se është përgatitur që t’i bashkohettrupave të ushtrinë shtetërore siriane në një ofensivë të mundshme të regjimit në Idlib. Në këmbim të kësaj përfshirje në ushtrinë qëndrore, kurdët presin që Damasku t’u kthejë atyre tërësisht kontrollin mbi Afrinin dhe Manbij –rajone të cilat u morrën nga kontrolli i kurdëvenga forcat turke. Përfaqësuesit e PYD-së kanë arritur të ruajnë vazhdimësinë e pranisë së tyre në këtë zonë. Rajoni i Tel Rifatit, i cili ende strehon disa njësi të PYD-së, gjendet nën mbrojtjene regjimit si dhe forcave aleate të Rusisë.Një gjë e këtillë në Turqi shihet si një pikëmbështetje e mundshme për një ofensivë të përbashkët ushtarake kurdo-siriane kundër grupeve që janë nën kontrollin e Turqisë.

Vetë situata në Idlib është me të vërtetë shqetësuese për Turqinë.Idlibi është një nga zonate krijuara për uljen e tensioneve nga Turqia, Rusia dhe Irani si bashkë-garantuese të kësaj situate, përreth së cilit Turqia ka krijuar 12 pika vëzhgimi të vetat. Megjithëse evakuimi nga zonat shiite në qytetet e al-Fu’ah dhe Kafriya bënte në dukje të ulët mundësinë për realizimin e një ofensive të tillë, forcat e Bashar al-Assad kanë nisur vendosjen e tyre në anën e kundërt të zonës së uljes së tensionit në Idlib. Ndërkohë që zhvillohej takimi mes Putinit dhe Erdoganit në Johanesburg, në të njëjtën kohë raportoheshin lajme seforcat përforcuese të qeverisë siriane ishin duke hyrë në qytetet Latakia dhe Hama – rajonet fqinjeme Idlibin që deri më tani kanë qënë nën kontrollin e forcave opozitare. Fillimi i ofensivës së Assadit në Idlib mund të anulojë praktikisht pothuajse ço marrëveshje të arrirë deri më tani me Turqinë në lidhje me zonat e armëpushimit. Megjithatë, Damasku dhe aleatët e tij kanë arsyet e tyre për të goditur sa më shpejt që të jetë e mundur këtë zonë.

Regjimi sirian e sheh si një avantazh të tij vrullin e sukseseve ushtarake që ka arritur të korrë. Nga pikëpamja e Damaskut është qartësisht e kuptueshme që në mënyrë që të arrijë triumfin të plotë, duhet të arrijë një fitore përfundimtare në Idlib. Sipas udhëheqjes së Partisë Baath, fitoret e fundit të arrira në Gutan lindore, Kalamunin lindor, Hums, pjesën më të madhe të Daraas dhe Kuneitra kanë pasur një forcë të madhe demoralizuese për forcat opozitare që gjenden në Idlib. Shumë nga opozitarët kanë filluar tashmë që të kërkojnë mundësi të ndryshme për t’u larguar ka vendi për shkak të frikës se edhe veriperëndimi i Sirisë së shpejti do të përfundojë nën kontrollin e Assadit. Për këtë arsye, duke pasur parasysh shpejtësinë me të cilën u morr kontrollii nga militantët e opozitës në jug të Sirisë, Rusia dhe Siria duan që të vazhdojnë të përfitojnë nga i njëjti vrull. Për këtë arsye, nëse nuk do të krijohet ndonjë vonë tjetër operative, ata do të fillojnë operacionin sapo të arrijnë në këtë front shumica e njësive të aftësisë luftarake – veçanërisht ato të Tigerit dhe Njësisë sëKatërt të Tankeve.

Me sa duket, Siria dhe aleatët e saj nuk anë shumë të intersuara në lidhje me prezencën e pikave vëzhguese turke në këtë zonë dhe Turqia me sa duket nuk përjashton mundësinë e një ofensive të mundshme në Idlib dhe për këtë arsye ka përforcuar pikat e saj të vëzhgimit me mure çimentoje.

Ekziston një precedent i sulmeve që janë zhvilluarr në këtë zonëpavarësisht ekzistencës së pikave të vëzhgimit ushtarak turk. Më 9 korrik, Ansar al-Islam dhe Fursan al-Iman nisën një bastisje në rajonin malor Turkmen në veri të Latakias duke vrarë të paktën 25 ushtarë pro-qeveritarë. pika ushtarak turke i vendosur në këtëzonë nuk ka arritur që ta parandalojë sulmin.

Disa burime opozitare janë shprehur për Al-Monitorse operacioni kishte shërbyer më shumë në interesin e Asadit. Kjo për arsye se sipas këtyre burimeve sulmi nuk kishte asnjë rëndësi ushtarake, por krijoi një precedent për ofensivën e ardhshme të regjimit pa marrë parasysh praninë ushtarake të Turqisë.

Njëri prej këtyre burimeve, duke iu referuar organizatës Hayat Tahrir al-Sham është shprehur se “Regjimi tani mund të fillojë një operacion në zonat e vendosura në mes të pikave të vëzhgimit turk duke përdorurpretendimit se ky sulm është një reagim kundrejt aktivitetit gjithnjë e mëshumë në rritje të terroristëve të organizatës HTS [Hayat Tahrir al-Sham].”

Veçanërishtështë interesant fakti se, ushtria ruse ka bërë me dije se HTS-jabashkë me organizatat siFronti I lirë Sirian dhe, Fejlak al-Sham dhe disa grupe të tjera anti-qeveritare kishin krijuar selinë e operacioneve të përbashkëta për të planifikuar një ofensiv kundër forcave qeveritare siriane në Latakia. Grupet e opozitës nuk kanë lëshuar asnjë deklaratë të tillë, të cilën ata zakonisht në raste të këtilla do ta deklaronin vetë një gjë të këtillë. Mund të gjendemi përpara një situate ku Moska është duke përgatitur terrenin parandalues për të prishur planin e terroristëve. Rusia gjithashtu mund të dëshirojë të ofrojë siguri për bazën ajrore ruse të Hmejmimit nga sulmet gjithnjë e më të shpeshta të paidentifikuar të avionëve.

Pavarësisht gjithë këtyre zhvillimeve, Moska është plotësisht e vetëdijshme se pa bërë njëpërgatitje diplomatike, ofensiva ushtarake në Idlib kund të sjellë rreziqe serioze. Me gjithë dëshirën e saj për t’i dhënë fund konfliktit sirian, ende Rusia mbetet e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin dypalësh me Turqinë që shkon përtej çështjes siriane. Për këtë arsye, mund të arrihet në konkluzionin se Putini ka qënë më fleksibël përsa i përket kërkesave të Erdoganit dhe është i hapur për të punuar drejt uljes së tensioneve mbi Idlibin. Njëri prej këshilltarëve të Erdoganit,Jasin Aktajështë shprehur se Turqia do të largohet nga procesi i Astanas nëse do të fillojë një ofensivë ushtarake ndaj Idlibit. Dhe pas këtij hapi, Ankaraja do të fillojë të mbështesë në mënyrë të plotë ushtarake opozitën siriane në Idlib. Kjo, nga ana tjetër, mund të komplikojë rëndë qëllimet fillestare të një ofensive të Idlibit për Damaskun dhe aleatët e saj.

Për këtë arsye, me shumë gjasa gjatë takimit në Johanesburg, Putin dhe Erdogan nuk kanë arritur në një zgjidhje për çështjen e Idlibit në mënyrë rigoroze brenda kuadrit trilateral të Astana. Çështja do të diskutohet më tej në takimin e Soçit që do të zhvillohet pas disa ditëve, ashtu edhe gjatë samitit midis Putinit, Erdoganit dhe presidentit iranian Hassan Ruhani, që pritet të zhvillohet në Iran me shumë gjasa në fund të gushtit.

Është e qartë se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Moskën dhe Ankaranë që të gjejnë një konsensus për Idlibin. Rusia ka shumë mundësi që të insitojë në skenarin e “paqes së detyrueshme” që aplikoi në Siri jugore, duke bërë që grupet e moderuara të opozitës të arrijnë në marrëveshje me regjimin.

Një qasje e këtillë nuk ka gjasa që të pranohet nga Ankaraja.Sipas disa lajmeve të raportuara, Ankaraja i ka dërguar tashmë kundërproposimet e veta në Moskë. Këto propozime përfshijnë mbajtjen e një konference të sponsorizuar nga Turqia që do të bashkonte të gjitha grupet e opozitës, përfshirjen e fraksioneve militante në një ushtri kombëtare siriane të mbikëqyrur nga Ankaraja, kalimin e të gjitha armëve të rënda nën kontrollin e ushtrisë turke dhe formimin e një shoqërie të bashkuar tëshërbimit që do të kryejë dhe mbikëqyrë aktivitetet e përditshme të vendbanimeve brenda zonës së armëpushimit. Propozimet mund të shërbejnë gjithashtu si bazë për një “protektorat” të mëtejshëm turko-rus mbi autostradën M5 që kalon përmes zonave të dominuara nga grupimet opozitare. Autostrada duhet të jetë e hapur për transportin e mallrave midis Damaskut dhe Aleppos. Disa burime argumentojnë se policia ushtarake ruse mund të vendoset gjithashtu edhe përgjatë gjithë rrugës.

Ndërsa të gjithakëto çështje janë ende në diskutim, pyetja kryesore pas takimit në Johanesburg mbetet se: nëse Moska është e përgatitur të pranojë masa të tilla të pjeshme? Nëse pranon, për sa kohë do të vazhdojë një gjë të këtillë? Dhe sa larg mund të shkojë Ankaraja për të siguruar që Idlib të mbetet nën kontrollin e forcave opozitare?

Burimi : Al Monitor/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne