Aeroplani i parë solar, i cili është i projektuar të fluturojë edhe në stratosferë, me sukses të premten kaloi testin e parë në lartësi të vogla në Zvicër.
“SolarStratos” lëshoi bazën në ora 8.00 të mëngjesit dhe është testuar nga piloti, thuhet në komunikatën e udhëheqësit të projektit. “Piloti ka kryer fluturimin 7 minuta në lartësi 300 metra para se të kthehej në bazë. Prototipi i parë ishte pa gabime”, thuhet më tej në komunikatë.
“SolarStratos” është aeroplani i parë solar, i paraparë të fluturojë deri në 25 mijë metra dhe të hyjë në stratosferë, që është e pamundur të bëhet me aeroplan klasik.
Aeroplani është i gjatë 8,5 metra, me krahë prej 24,8 metra dhe peshon 450 kilogramë. Ai ka 22 metra katrorë të panelit solar, të cilët mundësojnë mbushjen e pandërprerë të baterisë.
Aventuristi zviceran Rafael Domzhan, i cili është iniciator i projektit, shpreson se do të kryejë fluturimin e parë në stratosferë gjatë vitit 2018. Fluturimi deri në stratosferë do të zgjasë rreth pesë orë: dy orë e gjysmë ngritje, 20 minuta qëndrim në mes të yjeve dhe pastaj tri orë kthim në Tokë.
Testohet aeroplani solar që arrin deri në stratosferë
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Iran: Epoka e ndryshimit ka filluar
April 23, 2024
SI IU HOQ NENSHTETESIA ÇAMEVE- KOMUNIZMI!!
April 22, 2024
LUFTA IRAN IZRAEL KA FILLUAR
April 21, 2024
Ariu rus në kafazin tonë të vogël
April 20, 2024