Tha që shqiptarët janë hajdutë, politikani gjerman lirohet nga akuzat

Një politikan i AfD-së nga Rosenheimi i ka etiketuar “zezakët” dhe shqiptarët në mënyrë të përgjithshme si “hajdutë”. Në Gjermani ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra, shkruajnë mediat gjermane. Por, ai nuk duhet të ketë frikë nga një hetim paraprak. Prokuroria e Traunsteinit ka përfunduar ekzaminimin e disa padive kundër deputetit të parlamentit bavarez, Winhart dhe ka paralajmëruar se nuk do të ketë ndonjë procedurë paraprake kundër politikanit.

Paditësit e kishin akuzuar Winhartin për shkak të deklaratave të tij me rastin e një ngjarjeje parazgjedhore të fushatës së AfD-së, më 30.09.2018 për nxitje të urrejtjes.

“Në vlerësimin ligjor të fakteve, vendimtar ishte vendimi i gjykatës kushtetuese mbi të drejtën themelore të lirisë së shprehjes, njofton më tej Shtegu.com. Prandaj, shprehjet në luftën e opinionit politik gëzojnë një mbrojtje të veçantë. Në këtë drejtim ekziston e drejta për eskalim polemik dhe provokim të qëllimshëm. Në rastin e deklaratave të dykuptimta, një kuptim i dënueshëm i deklaratës duhet të përjashtohet tërësisht, “thuhet në arsyetimin e vendimit”. Zbatimi i këtyre standardeve, vepra e nxitjes së urrejtjes nuk është konsideruar ende si e realizuar”, deklaruan nga Prokuroria e Traunsteinit.
Winhart kishte folur me nënçmim për infermierët shqiptarë dhe kosovarë, si dhe për refugjatët e zinj afrikane (“Negro”).

“Fakti që deklaratat janë fyese ndaj grupeve të popullsisë, nuk është e mjaftueshme për të përmbushur shkeljen e Ligjit të nxitjes së urrejtjes”, kanë deklaruar nga Prokuroria.

Deklaratat lidhur me refugjatët e zinj të Afrikës janë të lidhura me deklarata të mëtejshme mbi politikën shëndetësore, përcjell Shtegu.com. “Prandaj nuk mund të përjashtohet që Andreas Winhart donte të fliste për një masë të politikës shëndetësore. Në lidhje me deklaratën e infermierëve kosovarë dhe shqiptarë, duhet të theksohet se kjo është marrë në një miting të fushatës dhe nuk ka përcaktim të qartë të këtyre individëve si kriminelë”, thuhet në njoftim.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne