Thaçi dhe Haradinaj janë në një mendje: Hetim ndërkombëtar për rastin ‘Kumanova’

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje kërkesës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, për një hetim ndërkombëtar për rastin e grupit “Kumanova”.

Një hetim ndërkombëtar, sipas presidentit Thaçi, do ta ndriçonte të vërtetën e plotë, mbi të cilën do të vendoste drejtësia, thuhet në një njoftim të presidencës.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas dënimit të “Grupit të Kumanovës” nga një Gjykatë në Shkup, në mesin e së cilëve kishte edhe 19 kosovarë, ka kërkuar që të bëhet zbardhja e plotë e rastit.

Haradinaj nuk e ka përjashtuar një hetim ndërkombëtar për zbardhjen e gjithë të vërtetës. Madje kreu i ekzekutivit ka thirrur për sqarim edhe ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, në Kosovë.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne