Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj i ka cilësuar tejkalim të kompetencave deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për çështjen e kufirii.

Dikur bashkëpunëtori më i afërt i tij, Limaj tha se u zu në befasi nga këto deklarata.

“Përmbajtjet kanë qenë të gabuara, të pakonsultuara. Ne jemi institucione, duhet të kemi konsultime paraprake, është temë me interes shtetëror. Nuk besoj që ka dikush që ka qenë i informuar dhe nuk është befasuar. Ai e ka pa rrugën dhe ashtu e ka bërë, na ka komplikuar situatën. E kemi parë tejkalim të kompetencave kushtetuese në paraqitjen e qëndrimeve. Ne jemi zyrtarë shtetërorë dhe nuk mundemi me dhënë opinione. Si zyrtar shtetëror duhet t’i përmbahesh Kushtetutës”, tha Limaj.

Burimi: BalkanWeb

10