Presidenti Hashim Thaçi ka marrë vendim për të shkarkuar islamofoben Alma Lama nga posti i ambasadores së Kosovës në Itali.
Në dekretin e nënshkruar nga presidenti Thaçi urdhërohet Ministria e Punëve të Jashtme që të marr sa më shpejt veprimet e nevojshme lidhur me shkarkimin e ambasadores Lama.
Islamofobja Alma lama njihet për sulmet e saj kundër Islamit dhe denigrimet mediatike që ka bërë kundër hoxhallarëve. Postin e ambasadores antimuslimane Lama, Presidenti Hashim Thaçi do ja lërë Bukurije Gjonbalajt.
“Urdhërohet tërheqja nga Misioni Diplomatik i znj. Alma Lama, Ambasadore/Shefe e Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Republikën e Italisë. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti. Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, shkruan në Dekretin e nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Islamofobja Alma Lama ishte shpërblyer me postin e ambasadores së Kosovës në Itali në vitin 2016, pas koalicionit qeverisës të arritur mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).