THELLOHET NDJESHËM NDASIA FETARE NDËR SHQIPTARËT: POLITIKË E QËLLIMTË E PARISË SË TIRANËS?

Prof. Dr. MIRDIT TOSKA

Para disa ditësh, policia e Shtetit, me urdhër të kryeministrit Rama, urdhëroi mbylljen e Xhamisë së Ethem Beut për kohëzgjatjen e Takimit të Komitetit Ushtarak të NATO.  Xhamia e vuri keye lsajm ne Facebook se do te ishte e mbyllur per falje gjate ketyre diteve. Një gjë e vogël, por edhe shteti shqiptar i vogël është, kështu që gjërat bien lehtësisht në sy. Tani le ta analizojmë këtë sjellje me pak më me kujdes. pse ndodhi ky incident dhe cfare mudnte mesojme prej kesaj ngjarjeje??

Së pari, ishte argumenti ishte se kjo bëhet për arsye sigurie. Mirëpo, ky argument nuk ka vend ku të rrijë. Terroristët e supozuar nuk do të hidhnin në erë Xhaminë e Ethem Beut! Për të kontrolluar rrugëkalimet, bëhet një ndalim kalimi në periferinë e vendit të Takimit dhe me tre skalione, postbllok për makina dhe ja zgjidhet problemi. Nuk u mbyll Muzeumi Kombëtar për shembull. Natyrisht që nuk u mbyll as Kisha Ortodokse, këmbanat e të cilës ranë me kohën e duhur dhe me ritmin shumë simpatik dhe karakteristik greko-bizantin. Dhe Biblioteka Kombëtare, në një kat ishte e hapur. Nuk u mbyllën as mejhanet e shumta rreth e rrotull por u mbyll Xhamia e Ethem Beut. Argumenti i sigurisë nuk ka ku të rrijë.

Së dyti, mund të ishte edhe argumenti se kjo bëhej për të shmangur dukjen e vendit si një vend musliman dhe islamik. Po xhami ka në Paris, në Berlin, në Nju Jork, dhe kryetari i Bashkisë së Londrës është Sadik Hani, musliman nga Pakistani!!! Mbajtja hapur e Xhamisë ishte një shenjë se këtu nuk ka probleme NATO dhe as ne me njëri tjetrin. Mandej, dihej se vetëm me një fjalë goje e një tekst, i kishe gjashtë mijë besimtarë në shesh për dy orë duke tu falur para Komitetit Ushtarak të NATO, televizioneve e me radhë. Kjo edhe ka të ngjarë të ishte plani sepse ashtu Edi Rama mund t’iu tregonte shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO se shihni ju se me kë kam të bëj unë. Edi Rama, mbrojtësi i Perëndimit, në mes të një vendi lindor, oriental që natyrisht ka gjithmonë nevojë për para, mirëkuptim dhe mbështetje. Që nuk ndodhi asgjë e këtij lloji nuk ështe meritë e Edi RAmës që e hapi Xhaminë sot, kur nuk i duhet gjë njeriu por sepse kjo nuk ishte në planin e tij. Të ishte ashtu do të turreshin të gjithë mediat, nga Mero Baze tek Top Channel dhe për gjysëm ore do të kishe vullnetarisht muslimanët shqiptarë në orën e faljes gjithkund rreth e rrotull. Pra, me që nuk vuri në punë mediat që i ka nën shërbim, do të thotë se nuk i interesonte kjo gjë.

Po atëherë, pse e bëri Edi Rama, ose ata poshtë tij por që flasin në emër të tij këtë gjë? Këtu del edhe argumenti i tretë. Dikush në shtetin shqiptar ka një interes që me të gjithë mënyrat e metodat të ngucë muslimanët shqiptarë. Interesi i tyre është që me ngadalë, me kujdes, muslimanët shqiptarë të krijojnë një bashkësi të tyre dhe së bashku me bashkësinë fetare edhe një mendësi që i largohet mendësisë shqiptare e kombëtare. Sepse ashtu, ata do të njihen si muslimanë njëherë e më pas si shqiptarë. Dhe cdo veprim i tillë është një hap drejt krijimit të reagimit refleksiv bashkësor që tregon se kjo masë e madhe shqiptarësh janë të shkëputur nga lidhja me kombin dhe shtetin. Nga një anë, duke pasur kontroll të plotë, megjithëse nuk i dihet edhe për sa kohë mbi strukturat e bashkësisë islame, këta ndjehen të sigurtë se nuk do të ketë reagim, si edhe nuk pati, sepse Skender Brucaj ishte në SHBA dhe të tjerët heshtën me përjashtim të Forumit Islam Shqiptar dhe të Dr. Olsi Jazexhi. Nga ana tjetër, shteti shqiptar nuk lë rast pa shfrytëzuar në këtë drejtim. Gjykimi i tyre është që kjo pakicë etnike-fetare që sundon sot në shtetin shqiptar mund të sundojë vetëm duke ‘përcarë e sunduar’ shqiptarët dhe duke i cytur muslimanët me cdo mënyrë e me cdo metodë që të dallohen nga shqiptarët e tjerë katolikë, bektashinj, ortodoksë dhe evangjelistë. Ky është i vetmi argument bindës.

Tani në përfundim, pyetja është se pse ndodh kjo gjë dhe cilat janë pasojat? Kjo ndodh sepse paria e Tiranës mund të sundojë atë vend vetëm duke i kthyer shqiptarët drejt vlerave jokombëtare. Kush i kthehet fesë nuk merret shumë me shtetin e dhunës sepse ai është monopol i oligarkisë. Ama pasoja është se përkrah planit të kantonalizimit të shtetit shqiptar, po zbatohet edhe plani I ndarjes së shqiptarëve me baza fetare. Lufta fetare do të kalohet në kantonet që do të krijohen dhe paria e Tiranës, që vetë është kompakte fetarisht, ekonomikisht, ideologjikisht, dhe shoqërisht, do të jetë gjithnjë arbitri përfundimtar. Po ashtu, projekti i tyre, i ndërtimit të shtetit të tyre bizantino-jenicer, do të ketë si përfundim ndarjen e shqiptarëve jashtë këtij shteti nga ky shtet. Duke qënë me shumicë muslimane ata do të kërkojnë natyrshëm një shtet tjetër që I mbështet, dhe ky shtet mund të jetë Turqia. A është ky një problem për bizantino-jenicerët e Tiranës? Jo aspak, ky është edhe qëllimi final. Një shtet për ne, por jo një shtet kombëtar!!! Paria e Tiranës kërkon një shtet ku ata të jenë zotërinjtë dhe të tjerët të jenë skllevër të tyre dhe natyrisht, shumica e shqiptarëve vijnë nga familje të besimit islam.

Takimi I Komitetit Ushtarak të NATO mbaroi dhe Xhamia e Ethem Beut u hap sot. Të huajt e dinë mirë se kush jemi dhe nuk pyetën për këtë punë. Shqiptarët nuk morën vesh gjë sepse në gazeta lexuan se si të bëjnë orgji më mirë dhe se si do t’iu hiqen dekoratat e luftës Nacional Clirimtare ‘pucistëve’ të viti 1974 që I pushkatoi Enver Hoxha. Marrëzia kolektive vazhdon me një intensitet të paparë. Muslimanët shqiptarë, megjithatë e konsideruan këtë një goditje të qëllimtë dhe sipas të dhënave operative reaguan vetëm si bashkësi por mjaft të izoluar. Por, për ata që kanë dijeni të tjera, kështu nisin vllavrasjet midis kombeve e popujve dhe pasojat janë të ditura për të gjithë.

Burimi: bletashqiptare

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne