Thënie të ndryshme për Zotin

Disa zgjedhin të jenë ateistë, disa zgjedhin të jenë besimtarë. Por nëse i shkon disi më thellë gjithë dukurive të natyrës, të jetës, e kupton se një perfeksion i tillë nuk ka ndodhur në mënyrë të kotë. Nuk ka ndodhur rastësisht që çdo qelizë e trupit tonë të funksionojë në mënyrë aq perfekte, që natyra të falë aq shumë bukuri, saqë gjithçka të jetë krijuar prej teorisë së shpërthimit të Big Bang. Fakti që për një perfeksion të tillë nuk ka një shpjegim shkencor, i bën besimtarët të thonë se gjithçka e tillë është krijuar prej Zotit, ndaj në këtë material ne ju sjellim disa thënie për Zotin.

“Besimtarët nuk besojnë se Zoti na do për faktin se jemi të mirë, por që Zoti do të na bëjë të mirë, sepse na do”. C. S. Leuis.

“Të jesh besimtar do të thotë të falësh të pafalshmen, sepse Zoti ka falur edhe gjërat që ti i mendoje të pafalshme tek ty”. C. S. Leuis.

“Zoti nuk do të shikojë tek ty medaljet, arritjet, apo diplomat, por dhimbjet e tua”. – Elbert Hubbard.

“Dhe tani mbeten vetëm tri gjëra : besimi, shpresa dhe dashuria, por më e madhja nga këto, është dashuria”. Varg nga Bibla.

“Nëse do të kuptosh se çfarë mendon Zoti për paratë, thjesht shiko njerëzit, të cilëve ua ka dhënë”. – Dorothy Parker.

“Zoti nuk ka fe”. Mahatma Gandhi.

“Unë i besoj Zotit jo sikur të ishte diçka, apo sikur të ishte një burrë i moshuar në qiell. Unë besoj se Ai që të gjithë e quajnë Zot, është dikush që gjendet në të gjithë ne. Unë besoj se Jezusi, Muhamedi, Buda apo kushdo tjetër janë i njëjti Zot, thjesht me emra të ndryshëm për shkak të përkthimeve të ndryshme”. – John Lennon.

“Ndonjëherë Zoti të jep gjërat që ti urren, në mënyrë që ti të arrish gjërat që dëshiron”. – Joni Eareckson Tada.

“Kur në fund të jetës do qëndroj përpara Zotit, dua të mos kem talent të mbetur dhe të mund të them “Unë e shfrytëzova gjithçka që më dhe””. – Erma Bombeck.

“Ndihem i lumtur me gjërat e thjeshta, duke qenë mirënjohës për bekimet që Zoti më ka dhënë”. – DMX.

“Mënyra më e mirë për të gjetur dashurinë, është të gjesh Zotin”

“Kur ti ke nevojë për diçka, Zoti e di. Kur ti pyet për diçka, Zoti dëgjon. Kur ti beson tek Ai, Ai punon për të t’i plotësuar gjërat që ti ke nevojë të kesh”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne