Theresa May njofton dëbimin e 23 diplomatëve rusë

Britania e Madhe do të dëbojë 23 diplomatë rusë, të dyshuar për pjesëmarrje në veprimtari spiunazhi, si edhe do të refuzojë një ftesë për vizitë nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi sot kryeministrja britanike, Theresa May.

”Këto masa janë një kundërpërgjigje e plotë dhe e fortë ndaj helmimit me anë të një toksine, të një agjenti, i dyshuar si i dyfishtë, dhe i vajzës së tij në Britaninë e Madhe, si edhe i refuzimit rus për të marrë dhënë llogari për praninë e kësaj toksine”, deklaroi May në parlamentin britanik.

”Britania e Madhe nuk do të dërgojë asnjë zyrtar të lartë apo anëtar të familjes mbretërore në Kupën e Botës në Futboll, që do të zhvillohet në Rusi”, theksoi ajo.

Edhe Komisioni Europian u solidarizua dje me Londrën për helmimin e ish-agjentit rus në Britani të Madhe.

“Ka një rëndësi shumë të madhe që ata që janë përgjegjës (…) të shohin qartësisht që ka një solidaritet europian, të qartë, të patundur dhe të fortë, në mënyrë që të ndëshkohen vërtetë përgjegjësit për atë që kanë bërë”, komentoi zëvendëspresidenti i Komisionit, Frans Timmermans para Parlamentit Europian në Strasburg.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne