Theresa May refuzon projektin e BE-së për Irlandën e Veriut

Një propozim i Bashkimit Europian për kufirin e Irlandës së Veriut kërcënon “integritetin kushtetues” të Mbretërisë së Bashkuar, ka thënë Theresa May.

Një projekt-marrëveshje ligjore e botuar nga Bashkimi Europian propozon një “zonë të përbashkët rregullatore” në ishullin e Irlandës pas Brexit, nëse nuk gjendet zgjedhje.

May tha se “asnjë kryeministër i Britanisë nuk mund të pajtohej kurrë” për këtë.

Bashkimi Europian thotë se opsioni i diskutueshëm nuk ka për qëllim të “provokojë” Britaninë e Madhe.

Duke zbuluar projektin e marrëveshjes, kryenegociatori i Bashkimit Europiam, Michel Barnier, i bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar të dalë me alternativa.

Ai tha se teksti nuk ishte “i papritur” dhe ishte vetëm një vlerësim ligjërisht i asaj që ishte arritur deri më tani.

Barnier cilësoi se dokumenti përmbante “zgjidhje konkrete dhe realiste” në lidhje me çështjen se si të shmanget një kufi i vështirë pasi Britania të largohet nga bashkimi doganor i Bashkimit Europian.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne