Thierry Henry, pranë stolit të përfaqsueses së Egjiptit

Thierry Henry, 40 vjeç, mund të marrë drejtimin e përfaqsueses së Egjiptit.

Ish-ylli francez i “Gjelave” si dhe i Arsenalit në epokën më të artë, është në pritje të një vendimi, prej tij dhe gjithashtu Federatës Egjiptiane, ku dakortësia jo me patjetër lidhet me termat financiarë.

Henry nuk ka patur deri më tani karrierë të mirëfillitë si trajner, ndërsa në Botërorin e Rusisë ishte asistent Robert Martinezit, trajnerit të ekipit kombëtar belg. Ndërkohë ai nuk pranoi të punonte si një komentues sportive në televizion, pas së cilës ai u përmend si një nga kandidatët për trajnerin e ri të Aston Villa-s.

Egjipti është për momentin pa trajner, pasi argjentinasi Hector Cuper dha dorëheqjen pas dështimit në raundin e parë të Kupës së Botës. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne