Thirret ‘Ezani’, Xhunga ndërpret intervistën/ Rama: Vazhdo. Gazetarja: Jo, kur flet Zoti heshtim ne

Teksa zhvillohej intervista e gazetares Rudina Xhunga me kryeministrin Edi Rama, në emisionin “Dritare me Rudinën”, u thirr Ezani.

Kjo bëri që ajo të ndërpresë intervistën.

Pasi dëgjoi Ezanim, Rama tha: “Ça do bëjmë tani, do vazhdojmë?”.

“Jo, kur flet Zoti nuk flasin njerëzit”, u përgjigj gazetarja dhe urdhëroi regjinë të fusë reklama në transmetim.

Por, duket se koha e reklamave e mërziti Ramën. Teksa u kthyen në lidhje direkte, Rama tha: “7 orë reklama…”

“Shhhhhhhhhh, se jemi live”, u përgjigj gazetarja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne