Thirrja e fortë e Berishës: Shqiptarë ngrihuni, Rama po i fal Greqisë pasuritë përrallore

Pak ditë më parë u mbajt takimi i parë i ekspertëve mes Shqipërisë dhe Greqisë për marrëveshjen e detit.

Nga të dyja palët u shprehën se takimi ishte konstruktiv dhe se në fillim të qershorit do të kemi një marrëveshje përfundimtare.

Por ish- kryeministri Sali Berisha shkruan sot se me këtë marrëveshje Shqipëria po i fal pasuritë përrallore Greqisë.

Sipas tij marrëveshja është kryer me kohë dhe në fund të majit pritet zyrtarizimi.

Ai u bën thirrje shqiptarëve ta ndalojnë këtë maskaradë.

“Shqiperia ne prag te dorezimit te pasurive perrallore Greqise!

Te dashur miq, dje u mblodh komisioni i perbashket i kryesuar nga spiuni famoz Meçollari per shitjen e Detit.

Akti i tradhetise se larte kombetare do firmoset sipas ministrit grek te puneve te jashtme Kotzias brenda muajt Maj, kjo sepse marreveshja ka perfunduar me kohe.

Ju bej thirrje shqiptareve te mbrojne interesat jetike, integritetin territorial duke flakur nje minute e me pare vellain siamez te Jorgo Zografit, Edvin Kristaq Ramen!”, shkruan Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne