Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka bërë thirrje sot për arrestimin e policëve që dhunuan 18-vjecarin Daniel Drobaj, i cili akuzohet se hodhi kapsollë në drejtim të efektives Ina Nuka.

Përmes një postimi në “Facebook”, Manjani shkruan se Neni 3 i Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, Neni 25 i Kushtetutës së Republikës, Nenet 86 dhe 87 të Kodit Penal, ndalojnë dhe dënojnë torturën nga përfaqësuesit e shtetit.

Ish-ministri thotë se nëse këtij shteti i ka mbetur pak respekt për demokracinë duhet që të arrestojë policët që kryen krimin e torturës ndaj 18-vjeçarit për të shmangur hakmarrjen nesër.

Postimi i Manjanit:

Neni 3 i Konventës Europiane të të drejtave të njeriut;
Neni 25 i Kushtetutës së Republikës;
Nenet 86 dhe 87 të Kodit Penal;
Ndalojnë dhe dënojnë Torturën nga përfaqësuesit e Shtetit!!!!

Thyerja e gishtave si ndëshkim hakmarrës të 18-vjeçarit, është torturë dhe trajtim çnjerëzor. Pa asnjë dyshim!

Nëse dikujt në këtë palo shtet i ka mbetë ende sapo pak respekt për demokracinë dhe sundimin e ligjit, duhet që sa më parë të arrestojë ata polic që kryen krimin e Torturës!
Duhet ta bëjë shteti sot, që të mos e bëjë hakmarrja nesër!

10