Thirrje e hapur për Izraelin: Ahedi është një fëmijë, lirojeni atë dhe merrmëni mua!

Avokatja Gulden Sonmez, një aktiviste e flaktë e të drejtave të njeriut, publikoi të mërkurën një letër të hapur me titullin “Ahedi është një fëmijë, lirojeni atë dhe merrmëni mua”.

Në këtë letër, Sonmez dënon fuqishëm shoqërimin me pranga të vajzës palestineze në gjykatë dhe nga aty për në burg.

Pasi thekson se të gjitha fetë dhe ideologjitë kanë një ligj dhe etikë lufte, avokatja turke e vijon letrën e saj me këto fjalë: “Fëmijët kanë imunitet, janë të paprekshëm e mbrohen madje dhe në kohë lufte. Ju po kryeni krime kundër njerëzimit duke mbajtur të miturit.”

Më tej, Gulden Sonmez i bën Izraelit një thirrje të hapur.

“Lironi urgjentisht të gjithë fëmijët palestinezë dhe, nëse ka, çdo fëmijë hebre që mbani për motive politike. Unë jam gati të dorëzohem me kusht që të jepni vendimin/garancinë tuaj se do të lironi dhe s’do të arrestoni Ahed Tamimin sërish”, apelon avokatja mbrojtëse e të drejtave të njeriut.

Më poshtë vijon letra e plotë e avokates Gulden Sonmez:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne