Thirrje për të mos ofenduar myslimanët në karnavalet e Vevçanit në Maqedoni

Kryetari i Komunës së Vevçanit, Sasho Jankoski u beri thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të karnavaleve të njohura që këtë vit të mos përsërisin skenarët e kaluar të ofendimit të myslimanëve dhe të parimeve islame.

Kreu komunal kërkon që maskat, që janë sekreti deri në momentin e fundit, të mos jenë ofenduese në bazë etnike dhe fetare.

“Në vitin 2012, myslimanët ishin ofenduar nga maskat e karnavaleve ndërsa myftinia e Strugës organizoi protesta që i mbështeti edhe Komuna e Strugës. Asokohe ishte mbledhur edhe Komiteti për Marrëdhënie Ndërfetare”, deklaroi Sasho Jankoski.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne