TIKA vijon të investojë në rikontruksionin e konvikteve në Qytetin Studenti, Tiranë

Brenda 4 muajve do të përfundojë rikonstruksioni i konviktit të parë të studentëve meshkuj në Qytetin Studenti, në Tiranë. Drejtoresha e Rezidencës Studentore, Anila Shehu, duke shoqëruar kryetarin e bashkisë së Tiranës, gjatë vizitës së tij në Qytetin Studenti, tha se do të rikonstruktohen plotësisht 9 godina konviktesh dhe se ato do të ofrojnë standarde shumë të mira për studentët.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=xGzQzvZeYCw]

 

9 konvikte i janë nënshtruar projektit të KFW-së. Për këtë konviktin e meshkujve që po rikonstruktohet i pari dhe tërësisht kontrata është për 120 ditë. Pra parashikohet që ky konvikt të përfundojë brenda 4 muajve. TIKA e ka marrë përsipër të bëjë një investim total. Të gjitha dhomat janë të njëjta në sipërfaqe, çdo dhomë do të ketë mobilim të ri, sistem i ri i ngrohjes, nyje sanitare dhe hidrosanitare të reja. Salla e leximit do të ketë një sipërfaqe më të madhe dhe do të jetë moderne, duke plotësuar të gjitha konfortet që ofron një sallë leximi, si dhe do të ketë edhe një bibliotekë”.

Gjithashtu Shehu shprehu falënderimet për ndihmën dhe bashkëpunimin për gjitha projektet e mira që bën Qeveria e Turqisë për shtetin shqiptar.

Ndërsa, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë inspektimit të punimeve për përmirësimin e kushteve në godinën nr. 6, ku Qeveria shqiptare dhe Bashkia po investojnë falë ndihmës së donatorëve nga Turqia etj, ndërsa zhvilloi edhe një bashkëbisedim me studentët, ndër të tjera tha:

“…Jam jashtëzakonisht entuziast që edhe me konviktet e djemve po ecim siç kemi nisur me konviktet e vajzave. Pata një mundësi fantastike të takoj studentët që po e shikojnë vetë dhe në një farë mënyre janë kthyer në inspektorë pune të të gjitha rregullimeve që po bëhen në konvikte. Ky është një konvikt, të cilit i kemi hyrë me themel, falë bashkëpunimit me Agjencinë Turke të Zhvillimit TIKA, pas kërkesës së Kryeministrit për të pasur një ndihmë imediate në fillim të vitit. Jam shumë i lumtur që po shkohet përtej rregullimeve bazë, veshjes me kapotë, që do ulë shpenzimet energjetike, do shtojë kursimet, do mbajë ambientet më të ngrohta dhe më të ventiluara dhe më vjen mirë që kemi arritur në raportin 8 dushe për 30 studentë; pra më pak se 1 për 4, që në fakt është norma e çdo familjeje. Unë besoj se për sa kohë që po ofrohet komoditeti bazë, si në çdo familje modeste shqiptare, them që jemi në përmbushje të këtij misioni.”

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj tha se e gjithë bashkia dhe qeveria shqiptare është ngritur në këmbë për të përfunduar brenda afatit këto investime të rëndësishme për studentët. 

“…Konviktet i kanë kaluar Bashkisë së Tiranës dhe ne po punojmë me donatorë të huaj, si KFW apo TIKA, por edhe me donatorë shqiptarë, që mund të jenë banka, kompani celulare, siç u bë me çerdhet e kopshtet. Kryebashkiaku tha se bashkia e Tiranës është e gjitha në këmbë, për t’iu përgjigjur kësaj sfide të re, ndërsa u bëri thirrje studentëve që t’i kthehen mësimit për t’i hapur rrugë, gjatë verës, vijimit të punës me kapacitet të plotë, në mënyrë që viti i ri akademik t’i gjejë me mjedise komode dhe të denja për ta. Na duhet bashkëpunim, bashkëpunim, bashkëpunim! Bashkia e Tiranës është e gjitha në këmbë, që t’i përgjigjet kësaj sfide të re për konviktet, ama na duhet pak bashkëpunim nga studentët, që shkolla të mbarojë kur duhet të mbarojë dhe më pas ne të hyjmë në çdo dhomë, për t’u siguruar që e njëjta cilësi që po punohet jashtë në nyjet sanitare, në dushe e banjo, të jetë në dhomën e gjithsecilit, për të pasur një jetë dinjitoze në Tiranë, si qytetarë të ardhshëm të Tiranës…”, u shpreh Veliaj, teksa nënvizoi se të vetmit që humbasin nga vonesat janë vetë studentët.

Kujtojmë së në muajin e kaluar, kreu i TIKA-s, Serdar Çam, së bashku me koordinatorin e TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok, vizituan Qytetin Studenti në Tiranë, ndërsa inspektuan edhe punimet e rikonstruksionit të godinës së konviktit numër 6.

Në një deklaratë mediatike, Çam ka thënë se Shqipëria është një nga vendet që Turqia gjithmonë ka treguar afrimitet dhe ka bërë çmos që të realizojë sa më shumë projekte në kuadër të kërkesave që ka patur shteti shqiptar.

Ai ka uruar që studentët që rrinë tek ky konvikt të përfaqësojnë të ardhmen e këtij vendi./ trt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne