Tilerson: Zhvendosja e ambasadës në Jerusalem fillon menjëherë

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson deklaroi se Departamenti i shtetit menjëherë do të fillojë me përgatitjet për ta realizuar vendimin e presidentit Donald Tramp për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-së në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Presidenti e solli vendimin e tij pas konsultimeve me shumë miq, partnerë dhe aleatë. Ne fuqishëm konsiderojmë se kemi shans për paqe të përhershme”, deklaroi Tilerson gjatë vizitës së tij në bazën ushtarake amerikane, Ramshtajn në Gjermani.

Vlerësohet se përzgjedhja e lokacionit adekuat për ambasadën, ndërtimi i ndërtesës dhe zhvendosja e personelit diplomatik mund të zgjasë shumë vite.

Kongresi amerikan solli vendim për ta zhvendosur ambasadën në kryeqytetin izraelit në vitin 1995, por ky vendim është shtyrë vazhdimisht për shkak të druajtjes se do t’i dëmtojë marrëdhëniet midis Izraelit dhe palestinezëve, si dhe se do t’i prishë marrëdhëniet me shtetet myslimane, të cilët dëshirojnë që Jerusalemi të ndahet gjatë një zgjidhje të ardhshme të qetë.

Ambasadorja amerikane në KB, Niki Hejli deklaroi se vendimi i presidentit Tramp është sjell në mënyrë të pavarur, pa ndikuar në të autoritetet izraelite.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne