nga Alfred Cako.

Dihet se ekipi i Rilindjes eshte nje grup i sponsorizuar drejtperdrejt nga zedhenesi i Elites, Sorosi, ashtu si Berisha me ’90 nga nje perfaqesues i vogel i caktuar prej tyre, Rajersoni, per te permbysur sistemin komunist dhe R.Aline. Ndersa Berisha u perpoq t’a mbronte kasten e vjeter duke ndertuar pa drejtesi nje kaste punisto-sigurimse-demokratikase,, duket se perfaqesuesi i sotshem i Elites dhe kapoja u Rilindjes E.Rama nuk po ja u ben kete favor Berishes dhe punisteve te Metes, edhe prej rezistences se eger te elites 30 vjecare shqiptare e cila, ne ndryshim nga elita puniste, po ben shume rezistence kunder Iluminatit per te mos u terhequr nga perfitimet dhe pushteti.
Kete teritor dhe kete popull, qysh para luftes se Natos me Serbine gjate vitit ’99 eshte vendosur t’a kontrolloje me rregullat e veta Iluminati i perendimit. Elita 30 vjecare nuk pranon t’i nenshtrohet, si serbet gjate cmontimit te ish Jugosllavise, njelloj si Sadami me ushtrine e vet, si Gadafi, si Mubarraku, si regjimet etatiste ruajaliste te 5 perandorive evropiane- otomane para L.I.Boterore qe luftoi kunder rregullave te Rilindjes Evropiane qe solli Iluminati.
Jo me kot keta te ketushmit e E.Rames quhen Rilindas…
Emri i tyre nuk ka lidhje me Rilindasit tane te pare si Vaso Pasha e deri tek Mit’hat bej Frasheri, sic e perkthejne gabimisht shumica e analistave tane medioker. Emri i tyre lidhet me Rilindjen evropiane, levizjen e madhe politike-ideologjike evropiane qe rezoi regjimet 7-8 shekullore ne Evrope e saldoi pushtetin e Iluminatit – bankiereve ne Evrope.
Kjo tash po ndodh edhe ne Ballkan.
Pra lufta ne Tirane nuk eshte mes Berisha- Meta (si perfaqesues te demokratikasve dhe punisteve) dhe Socialisteve pasi Rama eshte perfaqesues dhe cekic i bankiereve te Iluminatit.
Por kundershtari me i madh boteror i ketyre te fundit eshte Trumpi dhe popujt amerikane e britanike qe s’po ju binden me si me pare Iluminatit me zgjedhjen e Trumpit dhe Brexit-in.
Shpetimi i punisto- demokratikasve te Tiranes varet vetem nga orientimi qe do te kete ambasadori i ri, si pale e trete e luftes qe do vazhdoje te zhvillohet gjithe kete vit ne Tirane. Kji situate anarkike ketu po ndodh dhe prej vakumit te Rrg. Elbasanit, pas ikjes nga zyra se Luse, si ambasador i Iluminatit dhe pro Rilindjes. Keta qe jane sot ne ambasaden Usa ne Tirane nuk dine nga t’ja mbajne , sa te kthjellohen ujrat me ambasadorin e ri qe do te vije.
Nese fuqia e Trumpit rreshtohet kunder Iluminatit, bie Rama shpejt; nese ambasadori i ri do te reshtohet me Iluminatin, Berisha &Co do te shfarosen brenda vitit. Edhe paret e tyre do te grabiten nga Iluminati; therrimet mund t’i marre shteti ne buxhet. Prokuroret injorante qe do vendose Iluminati nuk e kuptojne dhe nuk do e kuptojne lojen e madhe te grabitjes se pasurive te korrupsionit te rrembyera shqiptareve, qe elita e brendshme mund ti investoje pasi t’i pastroje ne Shqiperi, si nazistet qe i investuan me Planin Marshall. Nese fiton Iluminati, shqiptaret do rreshtohen ne perendim dhe do te kene nje jete tjeter me rregulla te tjera, me kosto-perfitimet e sistemit te vlerave dhe dobesive perendimore.
Keshtu perkthehet beteja politike e “brendshme” ne Tirane, e nisur qysh nga viti 2003 ne bodrumet e zyrave te Shoqerise se Hapur me projektet e saja me Mjaftin dhe Rilindasit. Iluminati vepron me parimin “njera dore nuk di c’ben dora tjeter”; ora e tyre punon me faza. Edhe Rilindasit nuk e dine se cfare fati i pret pas nje dekade.
Ashtu sic ndihet sot Rama komod me Sorosin ashtu ka qene dikur komod Berisha me Rajersonin.

51