Tiranë, fillon samiti i liderëve të Procesit Brdo-Brijuni

Samiti i radhës i Procesit Brdo-Brijuni ka mbledhur së bashku në Tiranë liderët e vendeve të rajonit, ndërsa synimi i tij është të përçojë një mesazh politik lidhur me aspiratën e vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Në samitin që organizohet nën kujdesin e presidentit të Shqipërisë, llir Meta, marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.

Pjesë e takimit janë edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

Liderët pjesëmarrës janë pritur nga presidenti i Shqipërisë, presidentja e Kroacisë dhe presidenti slloven, të cilët në fund të samitit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Procesi i Brdo-Brijunit është një nismë rajonale themeluar në vitin 2010. Në mbyllje të samitit në Tiranë, liderët pjesëmarrës do të miratojnë një dokument me konkluzionet e takimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne