Tiranë, prezantohen programet e studimit të Universitetit Anadolu

-Përfaqësuesit e Universitetit Anadolu nga Turqia gjatë një aktiviteti të organizuar në ambientet e Institutit “Yunus Emre” në Tiranë, kanë prezantuar degën dhe sistemin e “studimeve në distancë”, në këtë universitet.

Në këtë aktivitet u prezantuan programet bachelor dhe master të Universitetit Anadolu që ofrohen për studentët dhe për të gjithë të interesuarit për të ndjekur këtë profil studimesh nga Shqipëria.

Doc. Dr Alper Tolga Kumtepe, përfaqësues i Universitetit Anadolu, për degën e arsimit në distancë dhe njëkohësisht pedagog i këtij universiteti, duke prezantuar universitetin që ai përfaqëson dha informacione rreth mënyrës së funksionimit të studimeve në distancë.

“Ne si universitet ofrojmë edhe arsimimin në distancë. Jemi një nga universitetet më të vjetra që ofrojmë këtë lloj arsimi. Ne krenohemi me cilësinë e punës që kryejmë”, u shpreh Kumtepe.

Duke vënë në dukje se Universiteti Anadolu është i parë që ofron arsim në distancë, ai tha se dega e arsimit në këtë drejtim është hapur dhe funksionin prej dhjetëra vitesh. Kumtepe u shpreh se si universitet janë të akredituar në shumë institucione ndërkombëtare.

Ai tha se sot ky universitet numëron 1.4 milionë studentë, ndërsa bashke me ato “pasivë” kjo shifër shkon në 3 milionë, duke u renditur në këtë drejtim si universiteti i dytë në botë.

Në Tiranë ndodhet edhe zyra e përfaqësisë së këtij universiti, ku studentet që ndjekin studimet në distancë mund të japin provimet./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne