“Tirons i squt” apo shitës i Gabit?

Situata me Teatrin Kombëtar po hyn në kufijtë e absurdit kur sot, Partia Socialiste, përmes deputetit Taulant Balla ka paralajmëruar kallëzim penal për deputeten Albana Vokshi e cila sot deklaroi se projekti i kompanisë “Fusha” prek sipërfaqen e Teatrit. Kallëzimi i supozuar i Ballës është absurd sa kohë publiku është privuar nga e drejta për të njohur projektin që mbahet nga Bashkia e Tiranës.

Duket se krahas frontit të kalemxhinjve qeveria po shpik një betejë juridike me PD-në përmes së cilës synon të rehabilitojë demagogjikisht një projekt që ka shumë pikëpyetje ligjore.

E nje ndër to është edhe vlera e përfolur e vlerësimit të truallit shtetëror me 470 €/m2 në një zonë ndër më të shtrenjtat. Nëse qeveria dhe Bashkia do të ishin të interesuara për transparencë do kishin bërë publike projektin për të shmamgur këto debate.

Duke marrë të mirëqenë çmimin në fjalë na duhet duhet të pyesim të gjithë: cili është ai tirons që jep truallin e vet aty me 470€/m2? Pyesim në këtë rast nisur nga improvizimet argumentative të kryebashkiakut Veliaj, sipas të cilit Bashkia po vepron me truallin publik si “tironsit e zgjut”. Pra jep truallin në këmbim të 40% të ndërtimit. Por duke parë llogaritë e mësipërme z. Veliaj është larg të qenit ai që pretendon pasi nuk mund të gjendet një bujari e tillë në Tiranë. Është shembulli më i mirë se çfarë modeli përfaqëson ky njeri dhe se deri ku mund të shkojë ai për të blerë karrierën e tij. Patjetër që duhet bërë çdo gjë për ta ndalur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne