Nuk kanë ndonjë bust, nuk janë të vendosur në tabelat me emërtimet e rrugëve, por janë gjallë mes gjuhës së qytetarëve.
Ata janë njerëz të famshëm jo se kanë dhënë kontribute të veçata në shoqëri, por se me batuta dhe personalitetin e tyre janë kthyer në krahasime të shumë situatave.

Thuajse gjithkush ka dëgjuar mbi Shaban Qosen, kur me shaka dikush të thotë se “je bërë si Shaban Qosja”, apo si Rati i Mol Jajes dhe Lymi i Tutit. Mes këtyre rreshtave ne do të tregojmë historinë e personazheve më pikante dhe batutat e tyre të cilat përdoren edhe sot e kësaj dite.

Lymi i Tutit

Lymi ka qenë një tiranas me probleme mendore. Ai dilte rrugëve dhe mblidhte teneqe e hekurishte. Pamja e tij ka qenë e përafërt me një endacak që, plus rrobave të palara dhe të shqyera, i rridhnin edhe jargë nga goja. Lymi i Tutit teksa mblidhte hekurishte nëpër kazanë plehrash, këndonte këngën “O siçiliana bruna, bruna, bruna kome te”…, një këngë të vjetër italiane. Por, edhe pse ishte i çuditshëm, të tjerët thonë se ka qenë njeri i mirë. Në ato kohë Lymi i Tutit shkon te Kryegjyshata (bëhet fjalë para vitit 1967), por asnjë nga të pranishmit s’ia varte. Teksa sillej vërdallë, Lymi sheh Babain e Madh të Kryegjyshatës dhe i tregon me dorë një vend të cilin ia sugjeron për të ndërtuar një xhami. Si për çudi atë natë Babai kishte parë në ëndërr të njëjtën gjë dhe urdhëroi të tjerët ta lanin dhe ta ushqenin çdo ditë Lymin e Tutit…

Shaban Qosja

Shaban Qosja shiste pemë, pra, fruta-perime te Rruga e Kavajës. Shabanit i ishte bërë mendja havale, sepse e kishte hundën e madhe dhe të gjithë e thërrisnin “hunderr”. Kishte edhe raste kur kalimtarët nuk e shihnin Shabanin dhe nuk i flisnin, por ky i fundit gërricej sërish, duke iu drejtuar: “Pse po m’shef me… apo do me m’sha nga huna!?”

Gratë e Shabës

“Jeni bo si gratë e Shabon Zelkës” është krahasimi për femrat që rrinë të mbyllura gjithë ditën dhe vetëm punojnë shumë e nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër, madje edhe bisedat i refuzojnë. Dikur kjo shprehje përdorej në një formë të tillë: Njelët gjith’ ditën n’gavat si grat e Shabon Zelkës”.

Rati i Mol Jajes

Rati ka qenë një personazh mjaft i veçantë dhe i çuditshëm. Me flokët e gjatë e të shpupurisur ai shihte vetëm punën e vet. Ratin e Mol Jajes e tregojnë shumë patriot, madje në kohën e Zogut një grup patriotësh bënë kërkesë që atij t’i lidhej një pension i veçantë, pension të cilin Rati nuk e pranoi. Kështu, miqtë u detyruan të bindnin gruan e Ratit për ta tërhequr pensionin dhe deri kur ka vdekur, Rati nuk e ka marrë vesh që merrte nga shteti pensionin të cilin e kishte refuzuar. Me Ratin e Mol Jajes krahasojnë njerëzit me flokë të gjatë e të shpupurisurë.

Kali dhe Rrema

Kjo ka qenë një shprehje për luftëtarët. Rrema ka qenë një prej tyre që shkoi për të luftuar dhe humbi jetën, ndërsa në shtëpi iu kthye vetëm kali. Në këtë rast shprehja përdoret për njerëzit që shkojnë të blejnë dhe kthehen duarbosh.

Simitet e Xhepit

Xhepi ka qenë një furxhi dhe bënte simite shumë të mira. Në këtë rast shprehja është pozitive dhe është përdorur kur ndonjë të ofron gatim të servirur bukur. “Ma ke qit kët omëlsinë si simitet e Xhep Ballës”.

Alem Bylyri

Eshtë një nga personazhet më të njohura, i cili përshëndeste dhe ufliste të gjithë njerëzve. Shprehja: “Je bo si Lem Bylyri”.

Pina e Conit

Ka qenë një grua mjaft e dobët dhe e vockël në trup, që rrinte gjithë ditën në majë të takave të larta.

Rrëtelia

Ilia ka qenë një ortodoks Tirane që ishte mjaft vesvesali

Hasoni i Grave

Hasoni ka qen robi me i dhon mas grave ne kohen e Zogut,sa qe per ti lon rehat grat,e vran !

Meti i qofteve te Pazarit te ri

Eshte edhe tani ne pazar te ri eshte dyqani i tij, Meti ka nderruar jete 2 vite me pare, mbetet e paharruar thenia “Qoftet marun”, Era e Qofteve te Metit vinte gjer te Xhomia e Kokonozve.

Cen Kazazi

REKLAME E SPONSORIZUAR

Robi Zoti qe ka rregullu ne menyr artizanale me mijra “kocka robsh” per gjat gjith shekullit te kalum derisa vdiq ne moshen gati 100 vjecare e qe thoshte robve “Hajt me’shnet se s’ke gjo me dajen”

Qozim Bej Mulleti

Qe i thoshte Tironcve “Ce doni mer jahu Kamuniznim e Bollshevizmin,qe tju mori pronen,fen tuj e tju shuj sojin ” apo “allah bin binllaversen ,sa far e keqe paska qen Kamunizmi i Rusve te kuq” ene “vallahi bilahi kom me ja shtyp kaptinen ksaj Fare t’keqe,qe po na prish TIRONEN e venin ton” apo “Vreni mer Bab – ka Talia e Oksidenti,ato e hudhin ujin per termo” ene shum e shum gjojna te bukra qe Qozim Beu “ja tha,ja tha po Kujt ja Tha”.

Ivzi Mulleti – nipi i Qozim bej Mulletit

“Se paskom dijt qe ene Lenini paska qen “Bythaxhi”

Shenim: Keto jan nje pjese e vogel e Thenie me kuptim shum te lezetshem humoristik te Tironcve te vjeter kan dash me i dhon Tirones, ambjentin e pranushem me bujarin e tyre, se “Ky Ven qe quhet TIRON, eshte Mikprites i Modh i “soj e sorrollopve” apo “moca e mijve” apo me “me brek a pa brek” apo “t’ardhunit ka bytha e dreqit” apo “rob te 99-cve”, qe kan ardh neper vite ne Tiron dhe Tironcit me shprehjet e tyne i kan hap Sarajat e tyne me qellimin per ta Bo – TIRONEN -Qytetin e “1001 ondrrave”. Fjalori i perditshem ne Tironen tone, perdor me mijra te tilla,saqe duke msu keto shprehje te Tironcve te vjeter, nuk po dallohet tashti se kush eshte i Vjeter apo i Ri ne Tironen 1 milionshe dhe po e myllim me thonien tironce te fundit per sone “qe jan bo t’gjith si komt e dhis”.