Tmerr me Izraelin, tifo-grupi i njohur bojkoton kombëtaren

Masat ekstreme kundër Izraelit kanë bërë që tifo-grupi i njohur i kombëtares shqiptare, “Plisat”nuk do të jenë prezentë në “Elbasan Arena”.

Sipas tifozëve nga kryeqyteti i Kosovës, shkak për këtë vendim janë bërë masat ekstreme të sigurisë. “Plisat në ketë ndeshje nuk marrin pjesë të organizuar (normalisht që Plisa do të ketë nëpër tribuna). Arsyeja është që ketë ndeshje nuk e organizon Federata Shqiptare e Futbollit, por komplet Ministria e Brendshme.

Ta caktojnë tri orë para ndeshjes me hy në stadium, nuk të sigurojnë kurrgjë as me hangër dhe as me pi, plus edhe dy orë ndeshja e bëhen 5 orë me nejt në stadium. I kanë dhanë aq rëndësi këtij shteti (Izraelit) e në fakt kurrkujt nuk i kërcet me i bo send. Kështu që na i urojmë fitore Shqipërisë e sa ma shumë probleme Ministrisë,” – shkruan Albert Kastrati në faqen e vet në Facebook, i cili njihet si lideri i këtij tifo-grupi shqiptar.

Burimi: Pamfleti.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne