“Tmerr, më keq nuk bëhet”/ Qytetarët “shpërthejnë” kundër Veliajt

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, disa foto nga përfundimi i rrugës te Sheshi Willson. Bashkangjitur tyre, Veliaj shkruan “Jave te mbare nga Sheshi Wilson”.

Por pas postimit të kryebashkiakut, qytetarët kanë shpërthyer në akuza, duke i cilësuar ato që postion veliajm, si propagandë dhe fasadë. “Fasad lali”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar shkruan se sheshi duket mirë, por pas pallateve gjendja është skandaloze, madje sipas tij “më keq nuk bëhet”. “Sheshi shuuuuume bukur doli, po pas pallateve, po ketu te sheshi? Sikur eshte ne mes te Tirane! Eshte fiks pas pallateve pas EHV tmerr, me keq nuk behet. kur do rregullohet?????????”-shkruan qytetari.

Ndërsa një tjetër qyetar shkruan “O kryetar i bashkise na trego ndonje hapesire publike ne tirane qe ke bere lulishte kuptohet ku pervec parkut kombetar qe ka qene e po e marrin avash e avash privatet.”.

Më tej, një tjetër komentues shkruan “Qeka fut LGBT edhe te Tirona Re… Perfundimisht nuk ka mo tirone”.

“Sa per rruget nje bravo ,por koshat e mbeturinave pse na i hoqet?”-shkruan një tjetër komentues.

“Mere dhe nga ndonje kend tjeter te duken shume, shume pune.”-shkruan një tjetër qytetar.

Gjithashtu qytetarët ka kritikuar cilësinë e rrugëve, ndërsa nuk lënë pa thumbuar edhe kryeministrin Rama. “Shyqyr qe esht ai i madhi piktor vlla dhe filloi ngjyros lali”-shkruan një komentues.

Një tjetër qytetar ironizon Veliajn, ndërsa shprehet “Ngjyra Komuniste ?gjithseci te lumt se ngjyrat tjera sbien ne Sy”.

“Kot me pyetur..si ka mundesi qe kto vizat fshihen brenda 2 muajve??”-shkruan një tjetër qytetar.

Ja disa prej komenteve të qytetarëve:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne