Tmerr në SHBA: 31-vjeçarja vret fëmijët me thikë pas divorcit

Një grua nga Indiana është shpallur fajtore për vrasjen e fëmijëve të saj të vegjël pasi bashkëshorti i saj i kërkoi divorcin.

Policia tha se gruaja 31 vjeçare vrau fëmijët e saj, djalin shtatëvjeçar Tyler dhe vajzën tre vjeçare Charlee

Policia i gjeti fëmijët të vdekur në shtëpinë e familjes së gruas.

Ajo deklaroi në polici se i vrau fëmijët, sepse ajo nuk donte që burri i saj, Jason Worley, t’i merrte ato.

Në atë kohë Brandi Worley u shtrua në spital dhe u trajtua për plagë vetëvrasëse në qafë pas vrasjeve tragjike.

“I vrava me thikë fëmijët e mi”, mësohet të ketë deklaruar në polici gruaja në gjendje të rënduar psikologjike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne