Tmerr në Tiranë, 19 vjeçari plagos me thikë gjyshin dhe gjyshen

Policia e Tiranës njofton se shtetasi me iniciale B.K, 19 vjeç, është shoqëruar në polici pasi ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.10.2017, rreth ora 13:00, jemi njoftuar se në rrugën “Muhamet Deliu” një shtetas ka plagosur me thikë dy shtetas të tjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se : Në rrugën “Muhamet Deliu”, shtetasi B. K., 19 vjeç, ka plagosur me thikë gjyshin dhe gjyshen, ( shtetasit H.A. dhe Sh.A.,70 dhe 80 vjeç), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autori është ndaluar dhe është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne