Në Karolinën e Veriut në SHBA është mbajtur konferenca e parë ndërkombëtare që bashkon njerëz dhe organizata që besojnë se Toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë. Aktiviteti u zhvillua në datat 9-10 nëntor dhe ka bashkuar  personazhe të njohur si mbrojtës së teorisë se Toka është e sheshtë. Kryptoz Media dhe Instituti i Kozmologjisë së Krijimit, ishin organizatorët e këtij aktiviteti që duket se synon të ngrejë në nivel tjetër kundërshtimin e versioneve shkencore për origjinën, evoluimin dhe morfologjinë e planetit dhe jetës në të.

Sipas “space.com” në konferencë janë trajtuar tema si NASA dhe mashtrimet  për hapësirën, Toka e Sheshtë me metodë shkencore , ekspozimi i gënjeshtrave të shkencizmit etj..Besimtarët e kësaj teorie besojnë se Toka është e sheshtë dhe ajo rrethohet nga një mur akulli.

https://www.space.com/38828-flat-earthers-first-conference.html?utm_cont…

67