Tomorri-Ficos: Në asnjë vend të botës s’iu thuhet fëmijëve bëhuni gay, injorancë e thellë

Të shtunën në Tiranë u zhvillua parada e komunitetit LGBT. Shumë aktivistë dolën në mbështetje të tyre, ndër të cilët dhe Delina Fico. Ajo shprehej ndër të tjera se ata ishin pjesa më e bukur dhe më e përparuar e shoqërisë.

“Jeni pjesa më e bukur edhe më e përparuar e Shqipërisë. Po kështu janë edhe familjet tuaja edhe miqtë tuaj që iu përkrahin.

Mos u lodhi kurrë, mos u dekurajoni kurrë, të dalim çdo vit dhe çdo ditë të punojmë, jo vetëm për këta që janë këtu por edhe veçanërisht pë ata që nuk janë sot këtu, ndoshta pse kanë frikë, ndoshta pse kanë turp dhe ne jemi të gjithë këtu t’ju themi s’ka nevojë të keni frikë ju jeni qytetarë të Shqipërisë”, u shpreh Fico.

Një reagim për këtë ka pasur dhe gazetari Klodian Tomorri. Ai është shprehur se në asnjë vend të botës fëmijëve nuk iu mësohet kjo.

‘’Deklaratat e tipit; LGBT-të janë pjesa më e bukur, më e zgjuar dhe më e përparuar e shoqërisë, në rastin më të mirë jane shprehje e një injorance të thellë, por në rastin më të keq ato janë një servilizëm i përshtirë ekonomik për të justifikuar përfitimet financiare nga fondet e donatorëve.

Deklarata publike të kësaj natyre janë thellësisht të dëmshme për shoqërinë. Njëri të mirë apo të përparuar nuk të bën devijimi seksual, por puna e palodhur, këmbëngulja dhe ndershmëria.

Këtë u mëson gjithë bota fëmijëve. Nuk ka ndonjë vend në botë ku u thonë fëmijëve bëhuni Gay se kjo ju bën të përparuar’’, shkruan Tomorri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne