Tonight Ilva Tare – Alizoti: Zyrtari i lartë i SHBA-ve, Brian Yee pjesë e lobeve të Sorosit

Kreu i Departamentit të të Përndjekurve në Partinë Demokratike Tomor Alizoti i ftuar në “Tonight Ilva Tare” në Ora News thotë se edhe ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, është pjesë e lobeve të Sorosit.
Pjesë nga deklaratat:
Alizoti: Pse Edi Rama bëri atë deklaratë në CNN kundër Presidentit Trump? Sepse fondacioni i famshëm “Soros”, i cili ka financuar për idetë liberale në botë, mendoj se ka qenë një çokë e saj. Mendoj se bota njeh lobizmin, është prezent dhe administrata që është pozicionuar kundra. Nuk mund ta thotë një vend që është kulmi i demokracisë që mund të hyni në zgjedhje edhe pa opozitën. Kjo do të çojë në krizë. Yee është pjesë e administratës. Ky i përket administratës së vjetër.
Ju nuk e dini që Soros në Shqipëri ka qenë i pozicionuar edhe kundër PD-së? Absolutisht!
Tare: Yee flet në emër të Sorosit jo administratës amerikane?
Alizoti: Janë pjesë të lobit të tyre. Soros në Shqipëri ka prodhuar politikanë të rinj. Është e vërtetë kjo?
Tare: Ju në PD duhet ta dini mirë!
Alizoti: Unë nuk e njoh fare.
Tare: Në PD kam përshtypjen e dinë shumë mirë se kanë dalë nga mbështetja financiare e Soros.
Tare: Linjat bëhen duke krijuar kontakte dhe të gjithë këta që kanë dalë opozitës në Shqipëri. Pozicioni i ambasadorit në Shqipëri është i njëanshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne