“Furtunë” në gjigantin mediatik Top Channel. Newsbomb.al, mëson se Top Channel ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Informacionit Sokol Balla.

Në vend të tij, mëson ekskluzivisht newsbomb.al është emëruar Endri Xhafo, i larguar 2 muaj më parë nga ABC News për t’u bërë pjesë e Top Channel.

Xhafo do të mbajë detyrën e drejtorit të Informacionit deri në një urdhër të dytë, që do pasohet me një mbledhje bordi.

Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes Sokol Ballës dhe bordit drejtues por newsbomb.al do t’ju mbajë të informuar. Sakaq, nga “Top Story” Ballës nuk i është kërkuar të lëvizë por mbetet për t’u zbuluar vendimi që do marrë ish-drejtori tashmë për emisionin e tij.

 

 

 

 

 

 

19