Toyota përzgjedh Turqinë për prodhim të modelit hibrid Corolla

Prodhuesi japonez i automjeteve, Toyota, në janar të vitit të ardhshëm do të fillojë prodhimin e automjetit hibrid Corolla në Turqi.

“Modeli hibrid, për herë të parë do të prodhohet në Turqi”, deklaroi ministri turk për Teknologji dhe Industri, Mustafa Varank, gjatë vizitës së tij në fabrikën e Toyota-s në Sakarya.

Ai tha se modeli i ri i cili do të shpenzojë 50 për qind më pak karburant, nga Turqia do të eksportohet në rreth 100 shtete të ndryshme të botës, raporton Anadollu Agency

Siç bëri të ditur Toyota Turqi, modeli hibrid Corolla do të jetë në shitje në tremujorin e parë të vitit 2019.

“Corolla e prodhuar në Turqi, do të jetë marka pionere në tregun automobilistik në të cilën gara është e paskrupullt”, tha drejtori i Përgjithshëm i Toyota Turqi, Ali Haydar Bozkurt.

Modei i vitit 2019 “Corolla Saloon Hybrid”, do të jetë brezi i 12-të i këtij modeli, i cili për herë të parë u prodhua në vitin 1966.

Kompania tha se Toyota Corolla mbetet automjeti më i shitur në botë me 46 milionë të shitura që nga debutimi i saj.

Corolla do të prodhohet me dy lloje të motorit, 1.8 litra hibrid vet-mbushës dhe 1.6 litra benzinë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne