Tradheti kombetare: shqiptaret e Kanadase injorojne ekspoziten per Skenderbeun

Ne Otava te Kanadase ambasada shqiptare ne Kanada kishte organizuar sot nje ekspozite per heroin shqiptaro-serb te Shqiperise, Gjorgji Kastriota Skanderbeun. Kete event qe e organizonte Ermal Muca, ambasador i Shqiperise ne Kanada, Ilir Lena nje emigrant dhe nje plake britanike me emrin Patricia Nugee në Ottawa Public Library shqiptaret e kane injoruar ne mase. Eventi qe u sponsorizua nga TONY & LEDI Alushi – REAL Estate AGENT dhe Perparim Kapllani provoi nje deshtim i plote.

Ilir Lena nje nga organizatoret e eventit ka bere kete apel te deshperuar per shqiptaret te cilet mohuan heroin e Edi Rames dhe Spiro Palit, qe te pakten te shohin librat e plakes Patricia Nugee ne Toronto:

Të dashur miq, meqenëse vetëm një ditë na ndan nga çelja e ekspozitës me librat e vjetër mbi Skënderbeun, po ju shkruaj për të ndarë me ju një shqetësim. Në vesh më vijnë që tani justifikime të tipit “z. Lena, nuk erdhëm dot se na la bateria e makinës”, “Liro, ishte shumë ftohtë, mezi u ngritëm nga shtrati” ose më keq akoma “Po dhe ju, lihet ekspozita në kulmin e dimrit”. Meqenëse e ndjej pra këtë rrezik dhe nga rreth 150 konfirmime mund të përfundojmë nesër vetëm një grusht njerëzish, po ju tregoj se çfarë sakrifice ka bërë znjsh. Nugee për të ardhur në Kanada me librat e saj. Për mungesë kohe po i rreshtoj me pika:
1. Tre javë përpara se të nisej për Kanada ajo rrëzozet në banesën e vet në Londër dhe demtohet jo pak. Tani ecën vetëm më shkop dhe me ndihmën e një personi. Këtë rol e luan Teuta, mikesha e saj, bashkë me djalin e Teutës, të cilët po e shoqërojnë gjatë gjithë udhëtimit.
2. Znjsh. Nugee dhe dy shoqëruesit e saj, duhej të niseshin për Toronto të mërkurën me Airtransat që mbërrinte rreth ores 2 pasdite. Në aeroportin e Londrës nuk e lejojnë të bordi, për një teknikalitet shumë banal, për të cilin ajo do të ankohet kur të kthehet. Detyrohet të paguajë (kësaj radhe nga xhepi i saj) 3 bileta të reja me Westjet me nisje të enjten. Meraku ishte a do të mbërrinte në kohë për ekspozitën e Otavës që ishte planifikuar për në orën 6.30 të mbrëmjes? Për këtë e ndryshoi edhe itinerarin duke rezervuar 3 bileta Londër-Toronto-Otavë me mbërritje në Otavë në orën 5.02 P.M.
3. Nisen të enjten sipas parashikimit, por avioni vonohet rreth 25 minuta dhe kjo i bën të humbasin fluturimin e dytë Toronto-Otavë. Rezervojnë fluturimin pasues me mbërritje në Otavë në orën 6.02 P.M. Por edhe ky vonohet pak e megjithatë, kur mbërrijnë në Otavë, në sajë të stafit të Ambasadës sonë dhe Dritan Alushit me të cilin kisha dalur t’i prisja në aeroport, arrijmë në Bibliotekën e Qytetit në orën 6.55. Në 7.05 fillojmë ceremoninë ndërkohë që dy persona vendosnin librat në stenda.
Nuk kam për ta harruar skenën kur u takova në aeroportin e Otavës me Miss Nugee, një grua e thyer nga mosha dhe aksidenti, por me një merak të paparë se mos njerëzit mendojnë keq për të, se mos ekspozita dështonte, se mos njerëzit nuk arrinin t’i shikonin librat.
Kjo nuk është letërsi, miq të dashur, kjo është ngjarje e vërtetë që m’u duk e nevojshme të ndaj me ju. Tani po ju lë se dua të dal pak për vrap. Jashtë temperatura qenka ngritur në -14. Mirupafshim nesër. Kujdes akullin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne