Trafiku nga Shqipëria/ Kapen 7.4 kilogram heroinë në Itali

26 persona u arrestuan në një operacion të policisë italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Mediat italiane raportojnë se heroina dhe kanabisi vinte nga Shqipëria dhe gjatë operacionit u sekuestruan 7.4 kilogram heroinë dhe 38 kilogram kanabis. Baza e shpërndarjes së drogës ishte qyteti i Napolit dhe provincat rreth tij.
Hetimet kishin filluar që në maj të vitit të kaluar 2016, ka çuar tashmë në arrestimin e 26 personave dhe sekuestrimin e drogës me vlerë mbi 500 mijë euro.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne