60-vjeçari që i dha fund jetës sot duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në Korçë është Gjergji Kushe, ish-portieri i Vllaznisë.

Mësohet se ai jetonte i vetëm dhe para se të ndërmerrte aktin ekstrem kishte lënë një letër lamtumire. Gjergji Kushe ka mbrojtur edhe disa trofe dhe është pjesë e brezit të artë të kuqebluve në vitet 1980. Ai fitoi titullin kampion në sezonin 1982-1983 me Vllazninë

Njoftimi nga policia:
Më datë 23.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës, ka shkuar i pajetë trupi i shtetasit Gj.K, rreth 60 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas, në gjendje të rënduar emocionale është hedhur nga kati i katërt i pallatit në të cilin banonte në lagjen nr 2 të qytetit të Korçës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga veprimet e kryera, rezulton se shtetasi Gj.K, jetonte i vetëm dhe kishte lënë edhe një letër në të cilën sqaronte arsyet e vetëvrasjes së tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

31