Tragjedi për sportin shqiptar/ Pëson atak kardiak, humb jetën sportisti shqiptar

Një 24-vjeçar shqiptar nga qarku i Shkodres i cili ushtronte sportin e mundjeve të lira ka humbur jetën ditën e shtune.

Petros Skafias ka pësuar snjë atak në zemër ndërsa lajmi u bë i ditur vetëm pak minuta më parë nga trajneri i tij, Kostas Harmagedonit. “Ne jemi të shokuar dhe thellësisht të pikëlluar nga lajmi sepse Peter ishte një atlet mjaft i mirë.

Ne e donim shumë stilin e tij të luftimit. Personalisht unë dua të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për të afërmit dhe miqtë e Petros.

Ai ishte një njeri i mrekullueshëm i cili u largua larg nesh.”Skafias ka krijuar një plagë të thellë jo vetëm tek familjarët dhe miqtë e tij, por në të gjithë sportin shqiptar dhe atë grek.

Ylli shqiptar jetonte dhe ushtronte sportin e MMA në Greqi, ndërsa pak muaj më parë festoi fitoren me flamurin kuqezi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne