Tragjedia e Gërdecit/ Familjarët kërkojnë hapjen e çështjes: Të hetohet Fatmir Mediu

Dy nga familjarët e viktimave kanë bënë një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për riahpjen e procesit gjqyësor për cështjen e Gërdecit.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Feruzan dhe Zamira Kurda të cilët humbën djalin në tragjedinë e Gërdecit, kërkojnë nga Gjykata të revokojë vendimin që pushoi çështjen dhe që Prokuroria të nisë hetimit mbi Fatmir Mediun pasi thonë se ai nuk u hetua kurrë dhe nuk askush nuk mbajti përgjegjësi për jetët e humbura në këtë tragjedi.

Kjo kërkesë e tyre është depozituar m 15 Mars 2019 ditën kur u përkujtua dhe 11 vjetori i tragjedisë dhe apeli i tyre ishte të dnohen përgjegjësit e krimit shtetëror.

Në pikën 4 dhe 5 e 6 të padisë ata shprehen se “më 14 shtator 2009, gjykata e lartë me vendimin numër 6 ka vendosur pushimin e cështjes në ngarkim të ish ministrit Mediu. Kjo pasi kërkohej edhe njëherë autorizim nga parlamenti për imunitetin e ish ministrit q asokohe ishte edhe deputet.

Nga ai moment thonë ata Prokuroria s’ka kryer më asnjë veprim. Padia është regjistrua në gjykatën penale aty ku pritet që me short të përzgjidhet gyqtari që do ta marrë në shqyrtim e më pas të dalë me një vendim.

Padia është regjistrua në gjykatën penale aty ku pritet që me short të përzgjidhet gyqtari që do ta marrë në shqyrtim e më pas të dal me një vendim.

Asokohe ish ministri Mediu u mor në hetim së bashku me 30 persona të tjerë por pas 11 vitesh askush nuk është në qeli për tragjedinë që shkaktoi 26 viktima, 100 të plagosur dhe një faturë që dëmshprblehet nga buxheti i shtetit në mbi 6 milion euro deri më tani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne