TRAGJIKE, 64- VJEÇARJA HUMB JETËN NË SPITALIN E BERATIT, BANORËT: U SULMUA NGA QENTË QË U SOLLËN NGA TIRANA DHE ELBASANI

Ndërsa ka qenë duke punuar në parcelën e saj me ullishte një grua rreth 64-vjeçare është sulmuar nga disa qen.

Për disa minuta gruaja është përleshur me qentë, të cilët i kanë lënë plagë shumë të thella. Të afërmit e saj e kanë dëgjuar tthirrjet për ndihmë dhe kanë vrapuar për t’i dhënë ndihmë, ndërsa janë nisur menjëherë në sptalin e Beratit.

Në repartin e kirurgjisë mjekët kanë ndërhyrë në mënyrë intensive, por plagët e shkaktuara nga kafshimet e qenve kanë qenë fatale për jetën e 64-vjeçares. Sipas burimeve spitalore, megjithë ndërhyrjen dhe terapinë shumë të shpejtë të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Burime të morgut të spitalit rajonal Berat thanë për “Top Channel” se 64-vjeçarja quhej Selime Braushi, banore e fshatit Dyshnik.

Në fshatin Dyshnik ditët e fundit janë shkarkuar kamiona me qen të cilët dyshohet të jenë sjellë nga Tirana apo Elbasani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne