Rusia mundi me penallti Spanjën dhe arriti një kualifikim historik për në çerekfinale, në Botërorin që po organizon në vendin e vet, por mediat vendase kanë zbuluar se para ekzekutimit të 11-metërshave, presidenti Putin ka pasur një bisedë të shkurtër telefonike me trajnerin e skuadrës, Stanislav Çerçesov.
“Para ndeshjes me Spanjën na telefonoi Vladimir Putin, gjithashtu para dhe pas penalltive. Mbështetja e numrit një të vendit ka qenë diçka shumë e bukur për ne”, ka pohuar Çerçesov, raporton ‘The Guardian’.
Po ashtu, 54-vjeçari shtoi se që prej fillimit të Botërorit, ai nuk shikon televizion dhe nuk lexon gazeta për të mos u ndikuar nga lajmet ë ndryshme.