Tramp kërcënon: Anëtarët e OKB-së që do të votojnë kundër Jeruzalemit, do tu ndërpriten ndihmat amerikane

Presidenti Donald Tramp të mërkurën kërcënoi se do ndërpresë ndihmat financiare për vendet që votojnë në favor të një rezolute të Kombeve të Bashkuara kundër vendimit të tij për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.

“Ata marrin qindra miliona dollarë dhe madje edhe miliarda dollarë, dhe pastaj votojnë kundër nesh. Po i shohim këto vota. Le të votojnë kundër nesh. Do kursejmë shumë, nuk na interesojnë më”. U tha Tramp gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me 193 anëtarët e saj do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme të enjten me kërkesë të vendeve arabe dhe vendeve muslimane për vendimin e diskutueshëm të SHBA-së.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley paralajmëroi të martën se do të raportojë emrat e të gjitha vendeve që do mbështesin projekt-rezolutën e cila hedh poshtë vendimin e SHBA-së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne