Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump diten e mërkurë në fillim të takimit të tij me kryeministrin Kanadez Justin Trudeau në Shtëpinë e Bardhë tha “ne po shohim se si po shkon”  Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Amerikës së Veriut (NAFTA).

Trump e mirëpriti Trudeaun në Zyrën Ovale në fillimin e një raundi të ri bisedimesh mbi NAFTA. Presidenti amerikan u tha gazetarëve se kjo do të jetë një “negociatë e vështirë”.

Trudeau tha se të dy aleatët kanë një “partneritet të mirë” dhe shtoi se  “marrëdhënia e vazhdueshme, konstruktive” mes dy udhëheqësve është me të vërtetë e rëndësishme.

Dy liderët e Amerikës së Veriut pritet të diskutojnë marrëveshjen NAFTA dhe çështje të tjera tregtare.

Takimi mes dy liderëve të Amerikës së Veriut vjen në fillim të një raundi të ri bisedimesh mbi NAFTA, që Trump ka kërcënuar se do tërhiqet nëse nuk arrihet një marrëveshje më e mirë.

Trudeau pritet gjithashtu të ngrejë ceshtjen e vendimit të fundit të administratës Trump për të goditur prodhuesin Kanadez Bombardier me tarifat ndëshkuese të avionëve të Serisë C. Boeingu me bazë në SHBA pretendon se Bombardier merr subvencione të padrejta nga qeveritë Kanadeze dhe Britanike.
Kryeministri Kanadez ka planifikuar të vizitojë edhe Meksikën./ Gazeta Impakt

burimi:dawn

8