Tramp thyen fjalën/ SHBA sulmon me reaketa Sirinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sulmuar me raketa Sirinë në orët e para të mëngjesit të 7 Prillit.

Sipas Amerikës ky sulm vjen si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike të disa ditëve më parë.

Vetëm pak para sulmit, diplomatët rusë e kanë paralajmëruar SHBA-në për veprim të tillë dhe thanë se SHBA, duhet të marrë “të gjitha përgjegjësitë” për “pasojat negative”.

Trump gjatë fushatës presidenciale kishte thënë se është kundër përfshirjes në konfliktet në Lindjen e Mesme.

Por, Trump, pas sulmit të dyshuar me gaz nervor në qytetin Khan Sheikhoun, ku u vranë më shumë se 86 persona, ka thënë se ishte prekur nga fotografitë ë fëmijëve të vrarë dhe ka thënë se “për mua, këtu janë kaluar shumë vija”.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne