Trampi do kërkojë nga senati mbylljen e llotarisë amerikane

Pas sulmit të djeshëm terrorist në New York, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, deklaroi se do të shkojë në Kongresin Amerikan për t’i dhënë fund programit të “Lotarisë së Vizave të Diversitetit” (Diversity Visa Lottery), e cila mundëson dhënien Kartës së Gjelbër (Green Card) për qëndrim të përhershëm të shtetasve të huaj, raporton Anadolu Agency.

“Që sot e tutje, po e filloj procesin për t’i dhënë fund Lotarisë së Vizave të Diversitetit. Do të kërkoj nga Kongresi të nisë procedurën e duhur për të shpëtuar nga ky program”, tha Trump në një deklaratë për media në Shtëpinë e Bardhë lidhur me sulmin terrorist në New York, duke theksuar se agresori i sulmit i cili u identifikua nga policia si Sayfullo Saipov, ka ardhur në SHBA në vitin 2010 si posedues i Kartës së Gjelbër.

“Ne kërkojmë një program që mbështetet në aftësi. Njerëzit në këtë vend duhet të vijnë bazuar në aftësitë e tyre”, theksoi Trump.

Duke theksuar se Kongresi aktualisht posedon disa propozime për shfuqizimin e zinxhirit të migrantëve, mundësisë që personi që ka fituar Kartën e Gjelbër të sjellë edhe të afërmit e tij, Trump tha se tani duan të shpëtojnë plotësisht nga ky program.

Ai tha se së bashku me Saipov në SHBA kanë ardhur edhe 23 persona të tjerë përmes zinxhirit të migrantëve dhe se edhe këto persona duhet të hetohen.

Ndryshe, policia identifikoi agresorin e sulmit të djeshëm si Sayfullo Saipov nga Uzbekistani, i cili ka ardhur në SHBA në vitin 2010. Kryebashkiaku i New Yorkut, Bill de Blasio, incidentin e cilësoi si sulm terrorist, duke deklaruar se tetë persona kanë humbër jetën si pasojë e tij, kurse të paktën 12 të tjerë janë plagosur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne