Transferimi i prokurorëve, Basha: Rama-Marku shkatërruan hetimin për Tahirin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas lëvizjeve që ndodhën sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku tre prokurorë u transferuan.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Basha theksoi se sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për ish-ministrin e Brendshëm Tahirin. Po ashtu ai tha se e njëjta gjë ndodhi edhe me çështjen ‘Shullazi’.

“Siç e kemi paralajmëruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon”, shkruan Basha.

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku bëri sot disa lëvizje nga Prokuroria për Krimet e Renda.

Konkretisht Olsian Çela nga Prokuroria për Krime te Rënda, transferohet në Prokurorinë e Beratit. Ndërkohë Sonila Muhametaj nga Prokuroria për Krime të Rënda u transferua në Prokurorinë e Pukës. Lëvizjet prekën edhe Besim Hajdarmatajt, i cili është transferuar nga Prokuroria për Krime të Rënda në Prokurorinë Pogradec.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne