Transformimi i FSK-së në Kosovë, zyrtari serb: Provokim!

Provokim nga ana e Prishtinës zyrtare e ka quajtur zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, çështjen e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Në një prononcim për mediat serbe Petkoviç deklaroi se autoritetet kosovare duan që të shmangin ndryshimet kushtetuese me rastin e formimit të Ushtrisë.

“Shqiptarët e Kosovës po duan që ta formojnë ushtrinë që sipas tyre do të jetë multietnike. Lista Serbe e ka bërë të qartë qëndrimin kundër kësaj force. Pse duhet të ketë Ushtri të Kosovës kur atje tashmë është KFOR-I”, tha ai.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne