Trazirë e madhe burgu raportohet në Kansas

Trazirë e madhe burgu raportohet në Kansas, agjenci të shumta të zbatimit të ligjit përgjigjen.

Një trazire thuhet se ka ndodhur në një burg në Kansasin perëndimor. Në vendngjarje ndodhen agjencitë lokale të zbatimit të ligjit, duke thënë se situata është nën kontroll.

“Trazira e madhe shpertheu në Institucionin e denimit në Norton. Ndërtesat janë duke u djegur dhe disa të burgosur kanë marrë edhe armë “, tha në twitter” Organizata e kansasit të punonjësve shtetërorë.

Burgu i Nortonit strehon 848 të burgosur dhe që nga e premtja, ju shtua një tjetër shtese prej 125 të burgosurish që erdhen nga lindja e Stocktonit, sipas AP. Shumica e të burgosurve janë të “sigurisë së mesme” dhe të sigurisë minimale.

Departamenti i shlyerjes së denimit të Kansasit tha se “trazira” ndodhi rreth orës 21.30 të martën në mbrëmje, duke shtuar nuk u raportuan lëndime.

Samir Arif, zëdhënës i Departamentit të shlyerjes së denimit të Kansasit, tha për ‘The Kansas City Star’ se agjenci të shumta, duke përfshirë një departament zjarrfikësish lokalë, reaguan ndaj incidentit në burg.

“E gjitha që mund tju them është se kjo eshte situata”, tha Arif.

Departamenti i shlyerjes së denimit të Kansasit (KDOC) tha se dy anëtarë të stafit kishin lëndime të lehta, raportoi KWCH.

Zyra e Sherifit në Qarkun e Nortonit thotë se njerëzit në Norton janë këshilluar të mbyllin shtëpitë dhe automjetet e tyre dhe të qëndrojnë brenda për shkak të incidentit në burg, sipas KWCH.

Rreth tre orë pas fillimit të trazirave, të gjithë të burgosurit u kthyen në qelitë e tyre dhe të mërkurën herët situata u vu nën kontroll, tha Arif për KAKE News./ gazeta impakt

burimi: rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne